Connect with us

Bota

Përmbyset një autobus në Algjeri, ndërrojnë jetë 20 persona – Alsat

Published

on

20 persona u vranë në përmbysjen e një autobusi pasagjerësh në Algjeri

Aksidenti, i cili ndodhi të enjten në provincën jugore të Tamanrasset, plagosi 11 vetë, tha agjencia në një raport, duke cituar shërbimin e mbrojtjes civile.

Shumica e viktimave janë të kombësive të ndryshme afrikane, raporton APS, pa dhënë detaje të tjera, raportojnë mediat e huaja.

Një shtetas algjerian ishte mes të vdekurve, raportoi portali algjerian i lajmeve Elkhabar. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Tamanrasset, e vendosur jo shumë larg kufijve me Mali dhe Niger, konsiderohet si një pikë tranziti për migrantët afrikanë që duan të shkojnë në Evropë.