Connect with us

Tech

Përhapja e rrjetit 5G në Shtetet e Bashkuara

Published

on

Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë e telefonisë celulare po shpalosin me shpejtësi gjeneratën e ardhshme të rrjetit 5G. Por ekspertët paralajmërojnë se mund të kalojnë vite para se konsumatorët amerikanë të fillojnë të shohin përfitimet nga ky rrjet. Kjo mund të fillojë të ndryshojë në muajt e ardhshëm, ndërsa kompania Apple pritet të prezantojë telefonin e saj të parë që funksionon në rrjetin 5G.

Në panairin e elektronikës në Las Vegas në janar, kompanitë ekspozuan një seri teknologjish që premtojnë përmirësimin e jetës gjatë viteve në vazhdim. Këtu përfshihej edhe risia tjetër e madhe e rrjetit 5G.

Standardi i pestë teknik për rrjetet celulare premton shpejtësi më të mëdha, vonesa më të vogla kur lidhesh në rrjet dhe mundësinë e lidhjes së shumë pajisjeve në internet pa e dëmtuar atë. Që kjo të ndodhë, kompanitë celulare dhe prodhuesit e telefonave duhet të jenë gati.

Ato kanë ripërtërirë rrjetin, duke blerë pajisje që përcjellin sinjalin 5G dhe instaluar antena dhe kulla trasmetimi për sinjalin e gjeneratës së ardhshme. Charlene Li është analiste me kompaninë Altimeter.

“5G është i pranishëm në Shtetet e Bashkuara ndërsa shumë kompani konkurojnë me njëra-tjetrën në përpjekje për të ofruar rrjetin. Është absurde që shumica prej nesh nuk mund ta përdorim atë sepse telefonat nuk e mbështesin rrjetin 5G. Madje edhe telefonat 5G nuk kanë sherbim të plotë, nuk mund të kapin të gjitha sinjalet 5G gjatë gjithë kohës”, thotë ajo.

Grupet e industrisë thonë se rrjeti 5G do të ofrojë shumë risi. Sipas tyre, ndërlidhja e sensorëve në rrjete mund të menaxhojë trafikun dhe të zbulojë me shpejtësi problemet e semaforëve të rrugëve.

5G mund të lidhë makinat autonome dhe të nxisë aplikime të reja në realitetin virtual dhe aplikimet e tij.

Ky rrjet mund të mundësojë lidhje më të mira në telemjekësi, të ndihmojë kompanitë që të automatizojnë fabrikat dhe të ofrojë për bizneset lidhje më të shpejta në internet.

Por ndikimi i menjëhershëm tek konsumatorët do të jetë shpejtësia e shkarkimit të filmave apo materialeve të tjera video. 5G ofron përmirësime të qasjes në rrjet në vende të mbushura me njerëz, siç janë stadiumet. Jason Leigh është hulumtues me kompaninë IDC.

“Nëse shkarkoni diçka në telefonin 5G, do të vini re se nëse më parë duheshin 3 ose 6 minuta, kjo kohë tani përgjysmohet”, thotë ai.

Jo të gjitha kompanitë kanë hedhur në treg telefona 5G.

“Apple nuk ka ende në treg një telefon 5G dhe amerikanët preferojnë telefonat e kësaj kompanie,” thotë zoti Leigh.

Por kjo mund të ndryshojë gjatë muajve në vijim. Deri nga fundi i vitit Apple do të nxjerrë në treg telefonat e rrjetit 5G pavarësisht vonesave të shkaktuara si rezultat i pandemisë.

Ekspertët thonë se do të duhen disa vite që rrjeti 5G të përhapet në shkallë kombëtare. Edhe pas zgjerimit të rrjetit të ri, shumë zona rurale në mbarë vendin ende nuk do të kenë mbulim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech

Bitcoini arrin vlerën e 61 mijë dollarëve

Published

on

Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, është rritur për 6.64 për qind të shtunën, duke e arritur për herë të parë vlerën e 61 mijë dollarëve.

Bitcoin gjatë ditës së shtunë arriti në 61.073 dollarë.

Bitocin po vazhdon të rritet dukshëm. Më 4 janar kishte vlerën më të ulët këtë vit, 27.734 dollarë.

Continue Reading

Tech

Sqarohet Facebook pas u bllokua mbrëmë

Published

on

Rrjeti social “Facebook” është sqaruar për problemin e mbrëmshëm, ku shumë përdorues u ankuan se nuk funksiononte Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Facebook thotë, ne jemi kthyer ndërkaq sqarojnë, se problemi erdhi si rezultat i ndryshimeve në konfigurim.

“Dhe ne jemi kthyer! Pak më herët, sot një ndryshim në konfigurim bëri që shërbimet e Facebook të mos ishin të disponueshme për disa njerëz. Që nga ai moment, ne kemi e hetusm dhe zgjidhur shpejt problemin”, njoftuan nga Facebook.

Continue Reading

Tech

Bien nga funksioni “Facebook”-u, “Instagram”-i e “WhatsApp”-i

Published

on

Platformat sociale, “Facebook”, “Instagram” e “WhatsApp”, ranë nga sistemi të enjtën mbrëma.

Kjo ndërprerje e shërbimit duket se ka nisur rreth orës 23.30, ku me mijëra persona e kanë raportuar këtë ndërprerje në faqen “DownDetector”.

Kjo rënie e gjigantit të mediave sociale është e dyta në më pak se 1 muaj; një rënie e këtillë ndodhi edhe më 19 mars ku faqet mbetën “offline” për disa orë.

Duket se sot, platformat janë rikthyer në normalitet.

Continue Reading

Trending