Connect with us

Maqedoni

Përfundon e qetë protesta e VMRO-së, Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit – Alsat

Published

on

Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së VMRO-DPMNE-së për të protestuar nën moton “ Protestë tani, që të mos jetë shumë vonë”. Dhjetëra vetura në orën 18 u nisën nga salla sportive “ Boris Trajkovski” dhe iu drejtuan Qeverisë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se tani është momenti kur duhet të reagohet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pasi sipas tij, ky i fundit po bën pazare me gjuhën, historinë dhe identitetin maqedonas. Këtë protestë Mickoski e thirri një ditë më parë si shenjë revolte ndaj qasjes së kryeministrit Zoran Zaev rreth kontesteve me Bullgarinë fqinjë, në një intervistë të dhënë së fundmi në një nga mediat bullgare. Mckoski u bëri thirrje të gjithë qytetareve për të mbështetur këtë protestë, siç e quajti ai, mbipartiake dhe gjithë popullore.

Dorëheqje e Zaevit, liri popullit. Ka disa çështje që janë të shenjta. Ka disa çështje me të cilat nuk mund të bëhet pazar, dhe këtë e di çdokush që mund të logjikojë. Prandaj ekzistojnë shtete, kjo na bën të veçantë është pjesë e identiteti tonë. Shumë gjatë heshtëm, shumë gjatë e mbajtëm kokën ukur, por tani është koha kur duhet të reagojmë. Ka ardhur ka që maqedonasit përsëri të luftojnë për të drejtat e tyre.03:36 Kjo është protestë e popullit kundër një njeriu të çmendur- deklaroi Mickoski.

Protestuesit thanë për Alsat se përmes kësaj proteste synojnë që të largojnë kryeministrin Zaev nga pushteti, sepse siç thanë, nuk i ka dhwnë askush mandat që të bëjë pazare me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Evi Shkopi

 

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending