Connect with us

Sport

Përfitimet nga garat e karatesë! – Bota Sot

Published

on

Jeta është përplot konkurrencë dhe sa më shumë që jeni të përgatitur për të, aq më i mirë do të jeni, pra pavarësisht nëse keni një provim në shkollë, një intervistë për punë, një ofertë për një kontratë për punonjësin tuaj ose veten tuaj, ose një garë sportive etj 

Konkurrenca mund të sjellë më të mirën dhe më të keqen tek njerëzit dhe askujt nuk i pëlqen një humbës i hidhur apo një fitues arrogant, prandaj nëse jeni vërtet të sigurt në veten tuaj, nuk keni pse u tregoni njerëzve se sa i mirë jeni, sepse koha këtë do të tregojë. 

Pra shtrohet pyetja: “Çfarë përfitimesh përfitojmë nga garat e karatesë?”
Në garat e karatesë ne përpiqemi të mësojmë sportivitet (p.sh. përmes kumite-së) dhe të krijojmë besim (p.sh. përmes kata-ve).

Kur garojmë në kumite, kundërshtari qëndron para jush,por ky person megjithatë nuk është gjithmonë kundërshtari i vetëm që mund të përballesh gjatë asaj gare. 

Kurse kur garojmë në kata, shumica e njerëzve kanë frikë se bëjnë një gabim dhe ndihen të pakëndshëm kur të tjerët po e shikojn.

Pra, frika juaj është:  në kata ose kumite, kurse ne duam të mësojmë ta kontrollojmë këtë frikë dhe nuk ka mënyrë më të mirë që mësohet kjo pa dalë me garues nëpër gara sportive.

Studentët e karatesë shpesh hezitojnë të marrin pjesë në turneun e tyre të parë, por përfitimet nuk mund të nënvlerësohen.  

Në karate ne inkurajojmë të gjithë studentët në të gjitha nivelet që të marrin pjesë nëpër turneu për një larmi arsyesh, por unë do të cekë afërsisht 10 përfitimet që fitojnë të gjithë garuesit për të sfiduar veten e tyre për të garuar:

1. Garat do të testojnë aftësitë e tyre!
Turnet e karatesë janë një mundësi për të testuar aftësinë tuaj fizike, teknikën tuaj, qëndrueshmërinë tuaj, kohën tuaj, forcën tuaj mendore dhe vendosmërinë tuaj .

Pra ashtu si në vlerësimin e brezave, turnet ofrojnë një mundësi për të shpërfaqur që trajnimi ynë ka bërë një ndryshim real në nivelin e aftësive tona me kalimin e kohës.

2. Do të tejkalojnë rehatin rutinore të stërvitjeve!

Kur garuesit e karatesë stërviten në klub, pas një kohe ata krijojnë një rehati rutinore, për shkak të stërvitjeve të njejta dhe këshillave të trajnerit apo instruktorit të tyre, kurse pjesëmarrja në një turne të karatesë, i  vendos ata në një mjedis të ri, ku ata janë të detyruar të performojmë para syve të rinj, në një arenë të re apo plotësisht tjetër dhe me shumë njerëz që nuk i njohin, pra thjesht ky akt i daljes nga zona jonë e rehatisë do ti shtyj garuesit që të punojnë dhe përgatiten më shumë.

3. Do të sfidojnë veten kundër kundërshtarëve të rinj!
Kur bëjmë sparring nëpër klubet tona me të njëjtët kundërshtarë vazhdimisht – ne ua mësojmë atyre lëvizjet, teknikat, përparësitë dhe dobësitë e tyre ose ne mësojmë të përshtatemi me secilin nga kundërshtarët tanë dhe i parashikojmë lëvizjet dhe sulmet e tyre. 

Pra, ne e dimë se kundër kujt mund të fitojmë në mënyrë të arsyeshme dhe kundër kujt e kemi më vështirë të fitojmë apo humbim, por kur të dalim në dyshemenë e garave ne nuk kemi një mendim të tillë, sepse nuk e dijmë, nuk ja njohim lëvizjet, sulmet, teknikat kundërshtarit të garave.

Pra, një mundësi dhe sfidë e re për të fituar një perspektivë të re dhe për të zbuluar se sa të mprehta janë instiktet tona kur duhet të mendojmë të pa varur nga rutina stërvitore.

4. Do të kapërcejnë frikën e tyre!
Karateistët  duhet të mësojnë dhe në vazhdimësi të trajnohen të qëndrojnë të qetë në situata stresuese, sepse konkurrenca në turne krijon shqetësime e stres. Ndonjëherë kjo mund të shkaktojë rritje të konsiderueshme të adrenalinës që duhet të marrim nën kontroll dhe të mësojmë ta kanalizojmë atë në energji të dobishme. Të mësosh të qëndrosh i përqendruar dhe i relaksuar, të ulësh rrahjet e zemrës dhe ritmin e frymëmarrjes nën stres, në mënyrë që të jemi në gjendje të performojmë  në nivelin më të lartë ,është një aftësi që zhvillohet e kalitet  vetëm me pjesëmarrje nëpër gara.

5. Do të ndërtojnë vetëbesimin!

Meqenëse turnet shpesh i ndajnë konkurrentët e tyre në fusha relativisht të vogla sipas moshës, gjinisë, peshës apo nivelit të brezave, ata do të mësojnë nivelin e tjerëve ,përmasat, moshën dhe gradën e tyre – diçka që ne jo gjithmonë duhet ta bëjmë nëpër klube. 

Duke krahasuar veten me të tjerët në një fushë më të barabartë loje, ju me të vërtetë mund të shihni se po fitoni aftësi të reja me kalimin e kohës, për më tepër, pavarësisht nëse fitoni ose humbni në ndeshje, një gjë është e garantuar praktikisht: ju do ta përfundoni ndjenjën tuaj të fuqishme duke ditur se keni bërë atë që keni synuar të bëni dhe keni dalë relativisht të padëmtuar nga ajo garë.

6. Do të ndërtojnë shpirtin ekipor
Turnetë ju japin një shans që të afroheni me kolegët tuaj, sepse kur një klub apo disa klube udhëtojnë së bashku, garojnë së bashku dhe kalojn disa ditë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin, duke brohoritur për njëri-tjetrin dhe duke dhënë përqafime dhe përkrahje për performancë dhe përpjekje, rrjedhja natyrore është një frymë ekipore e bashkimit, pra në një ekipe të suksesshme  të gjithë duan të lidhen dhe ti përkasin asaj ekipe, që të ndajnë mendjen, sukseset dhe dashurinë e për atë klub apo ekip kombëtare.

7. Do të ndërtojnë karakterin!
Fitimi dhe humbja është pjesë e çdo gare; dhe konkurrenca e shëndetshme është e mirë për ju, sepse krijon mundësi për të ndërtuar forcë mendore dhe vendosmëri, por gjithashtu ofron një shans për të mësuar përulësinë. 

Nëse garoni mjaft shpesh.do të shihni se gjithmonë do të ketë një konkurrencë më e fortë se ju. 
Turnetë ju japin mundësinë për të provuar aftësitë tuaja, dhe për të njohur dobësitë tuaja, po ashtu për të përgëzuar të tjerët për sukseset e tyre, pavarësisht nga suksesi juaj.

8. Në gara motivoheni nga konkurrentët e nivelit të lartë!
Kur jeni duke u ngritur nëpër breza dhe synimet tuaja shkojnë drejtë brezit të zi është një formë frymëzuese por edhe motivuese jo vetëm të vazhdoni trajnimin tuaj, por ta merrni atë një nivel dhe të përqendroheni më shumë në fushat ku ndoshta shihni hapësirë për përmirësim: kushtëzim, fleksibilitet, shpejtësi, saktësi, vetëkontroll ose fuqi. 

Pra, edhe në gara derisa e shihni një kampion që triumfon çdo herë, sukseset e tij prore janë një motivim i fuqishëm  për qëllimet tuaja në të ardhmen.

9. Garat ju shtyjnë në qëllime sportive!

Regjistrimi në një turne mund të ndihmojë në zhvendosjen e vëmendjes tuaj drejtë përgatitjes paraprakisht dhe derisa afrohet ajo datë, ju mund ta përdorni atë si një qëllim afatshkurtër për të kërkuar të përmirësoni përqendrimin tuaj në trajnimin tuaj.

Është një motivues i shkëlqyeshëm për të siguruar që ato modele të mos anashkalohen në shtëpi, por as stërvitjet nuk anashkalohen dhe frekuentimi i tyre duhet të mbetet i rregullt.

10. Garat janë argëtuese!
Sepse nëpër gara ju krijoni miq të rinj, mësoni nga fitoret dhe humbjet dhe dilni nga rutina juaj normale.
Autori është trajner i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj

Alsat