Connect with us

Business

Pasuritë e patundshme kanë ruajtur vlerën, mijëra apartamente në vend të pa-shitura

Published

on

Rritja e çmimit të apartamenteve dhe njoftimi për rritje shtesë të çmimeve për metër katror është vetëm një nga arsyet, që aktualisht në Maqedoni ka rreth shtatë mijë apartamente të sapo-ndërtuara dhe të pashitura. Alsat ngre pyetjen se sa i rrezikshëm mund të jetë biznesi i apartamenteve, duke pasur parasysh faktin se ndërtuesit për investimet e tyre marrin hua të larta nga bankat tregtare. Nga Banka Popullore thonë se sigurisht që ekziston rreziku, por trendi i kredive të këqija të këtij lloji është në rënie për momentin.

– Advertisements –


Në varësi të nivelit dhe strukturës së borxhit te këta subjekte, paraqitja eventuale, ose shtyrja e lëvizjeve të caktuara të pafavorshme në tregun e pasurive të paluajtshme, mund të çojë në rritje të kredive jofunksionale të bankave, të miratuara për këto subjekte. Sidoqoftë, tani për tani, niveli i kredive jofunksionale, të miratuara në ndërtimtari shënon një trend rënës – njoftojnë nga Banka Popullore.

Nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë nuk iu përgjigjën pyetjes, se sa prej kredive të marra nga bankat, për ndërtimin e ndërtesave të banimit u bënë jofunksionale, apo që ndërtuesit nuk kanë mundur t’i kthejnë ato.

Nga Shoqata e Ndërtimtarisë për Alsat thonë se sigurinë e investimit e konfirmojnë pikërisht bankat, duke miratuar financimin e kredisë. Përndryshe ata nuk do të financonin kredi jofunksionale. Ndërtuesit thonë se ndërtimi i një objekti varet nga ndërtimi financiar i përcaktuar nga investitori.

Për momentin, vlerësojmë se shitjet e pasurive të patundshme dhe interesi i qytetarëve për të blerë apartamente janë të larta, veçanërisht për vendet ku ka numër më të madh të apartamenteve të ndërtuara, duke pasur parasysh se pasuritë e paluajtshme janë dëshmuar të jenë një investim” i sigurt” gjatë pandemisë – thonë nga Shoqata e Ndërtuesve në Odën Ekonomike.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në vitin 2019, niveli i kredive jofunksionale të miratuara në ndërtimtari shënuan një trend prej rreth 10 për qind, ndërsa në vitin 2020 trend rënës, për rreth pesë për qind. Në fund të shkurtit të këtij viti, niveli u ul në tre për qind.

Ile Petrevski

Alsat