Connect with us

Showbiz

Pasi ndërroi jetë, del në shitje rezidenca 25 milion dollarëshe e Sean Connery

Published

on

Para disa ditësh ndërroi jetë legjenda që luajti rolin ikonik ‘James Bond’, Sir Sean Connery.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij, teksa treguan se aktori po përballej për një kohë të gjatë me një sëmundje, shkruan The Sun.

Ai jetoi në një rezidenca që përshtateshin me rolin 007, të cilat ishin kryesisht në Angli, Spanjë, Francë dhe Bahamas.

(Foto: The Sun)

Gjatë vitit 1920 ai ndërtoi një shtëpi afër bregdetit Cap de Nice, e cila u cilësua si ndër më të mirat në Francë.

Pasi ai ndërroi jetë, po e njëjta rezidencë ka dalë në shitje për 25 milionë dollarë.

(Foto: The Sun)

Vendi përmban rreth pesë dhoma gjumi, pishinë dhe terrasë prej së cilës mund të shijohet pamja mbresëlënëse.

Për shkak të luksit që përmban, shtëpia ka edhe sigurime në oborr, ndërsa ishte vendi i preferuar edhe i Coco Chanel, Pablo Picasso dhe Grace Kelly.

(Foto: The Sun)

Vlen të përmendet se karriera e Connery u vërejt për pesë dekada, teksa në vitin 1988 fitoi çmimin ‘Oscar’ përmes rolit në filmin “The Untouchables. /Telegrafi/