Connect with us

Showbiz

Pas suksesit të madh të “Toni & Tini”, Varrosi sjell pjesën e dytë të këtij projekti të veçantë

Published

on

Rreth një javë më parë, reperi i njohur shqiptar, Varrosi, ka publikuar një projekt të ri muzikor të quajtur “Toni & Tini”.

Në këngën gjashtë minutëshe artisti ka shpalosur një histori të vërtetë, duke treguar dy versione të ndryshme të mbase dy njerëzve.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta e të shpërndahet gjithandej në rrjet për shkak të ndjeshmërisë që ka tema e këngës.

Teksti është shkruar nga vet Varrosi, kurse për producimin është kujdesur Term & Rvchet.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi me pjesën e parë, Denis Hajri (emri i vërtetë) ka lansuar edhe një pjesë vazhduese të këtij projekti.

Foto: Screenshot/YouTube

Edhe në këtë pjesë, i njëjti ka bërë vazhdimësinë e tekstit duke e zbërthyer në detaje historinë e dyshes.

Të plota tanimë mund t’i gjeni në platformën muzikore YouTube, në kanalin e Varrosi OTR. /Telegrafi/