Connect with us

Sport

Pas ndeshjes Maqedoni – Kosovë, Aliovski: U fotografuam të gjithë shqiptarët, të gjithë ishim bashkë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020″ pas humbjes së sotme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas ndeshjes, ylli shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski shpreson në rezultat pozitiv edhe në finalen ndaj Gjeorgjisë.

“Po realizuam një fotografi të gjithë shqiptarët bashkë. Gëzohemi, normal ky është futboll, në të dy anët ka shqiptarë. Shumë mirë ka luajtur Kosova, mendoj se edhe ne me kryetarin Muhamed Sejdinin, organizimin, stafin, përzgjedhësin, jemi forcuar shumë, jemi që tri vite bashkë”, deklaroi Alioski për “SuperSport”.

Maqedonia e mposhti Kosovën dhe arriti të kualifikohet në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve për EURO 2020.

“Ata festuan me 2:1, siç kishin premtuar, e lanë zemrën e tyre në fushën e Arenës së zbrazët (pa shikues) në Shkup. Ata luajtën si burrat, me guxim, ata luajtën me të vërtetë me guxim. Më e rëndësishmja, ne udhëtojmë për në Tbilisi dhe luajmë me Gjeorgjinë me 12 nëntor.

Sigurisht një falënderim i madh për të gjithë djemtë me fanellë të kuqe, por falënderim special shkon për Alioskin, Bardhin, Musliun, Bejtullain dhe Ademin.

Të gjithë e dimë pse. Ata i rezistuan presionit dhe treguan se janë pjesë legjitime e kësaj përzgjedhjeje të Maqedonisë. Egzoni madje u dëmtua, në minutat e fundit Musliu me shokë ruajtën fitoren.

Ademi luajti me mjeshtëri, Alioski vrapoi si tifoz, Bardhi mbase një lojtar i ndeshjes”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon “sportmedia”. Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi u paraqitën titullarë.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending