Connect with us

Sport

Pas kritikave, Muriqi sqaron mungesën në ndeshjen e mbrëmshme

Published

on

Disfata e mbrëmshme e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, ka nxitur reagime të shumta. Për këto reagime dhe opinione, ka reaguar sulmuesi i Kombëtares kosovare, Vedat Muriqi, i cili mbrëmë nuk ishte pjesë e ndeshjes.

Muriqi në rrjetin social Instagram, ka deklaruar se mungesa e tij në fushën e blertë ka disa arsye. Ai thotë se në muajt e fundit, ka kaluar në një situatë fizike dhe psikologjike të pakëndshme.

“Në përgatitjet për sezonin e ri me Fenerbahçen, qysh në stërvitjen e dytë, më është lënduar në shkallë të dytë muskuli i prapmë i këmbës së majtë. Mua më ishte thënë se rikuperimi im do zgjaste mesatarisht ndërmjet 4-6 javë. Për rrjedhojë, nuk kam marrë pjesë në ushtrimet me ekipin e Fenerbhaçes për një muaj rresht”, ka shkruar Muriqi.

Sulmuesi kosovar ka thënë se brenda një muaji është rikuperuar, mirëpo për shkaqe burokratike, ishte detyruar të kthehej nga Italia në Turqi.

“Pasi i kreva procedurat administrative dhe u pajisa me vizë, si kërkesë e shumë vendeve të botës, kam kryer edhe testin për COVID-19. Testi më doli pozitiv dhe kjo më mundoi më tej. Edhe ashtu po kaloja në një periudhë të vështire fizike dhe nuk bëja ushtrime, me përjashtim të atyre për kurim. Gjersa po e përfundoja karantinën, kam kontaktuar në telefon me trajnerin e Kombëtares sonë, Bernard Challandes. Të dy ishim të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me rrethana të pafavorshme, por unë i thashë se do të bëja çmos që të isha i gatshëm për ndeshjen me Maqedoninë”, thuhet tej.

Muriqi ka thënë se pas izolimit, është kthyer në itali dhe duke u bazuar në protokollet e Ligës së Seria, secili lojtarë që ka rezultuar pozitiv, duhet bërë kontrolle mjekësore. Për këto arsye, sipas Muriqit, ai i humbi dy ditë dhe nuk ia doli të vinte në Kosovë për ndeshjen kundër Maqedonisë veriore./Koha.net

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending