Pas 14 vitesh lidhje e me dy fëmijë, Valdrina i thotë PO propozimit për martesë nga Valdeti në BBVK
Published
10 hours ago
on
By
Një moment tejet emocionues është përjetuar mbrëmjen e së premtes në spektaklin “Prime” të “Big Brother VIP Kosova 5”, ku Valdeti i ka propozuar martesë bashkëshortes së tij, Valdrinës.
Propozimi erdhi si pjesë e një surprize të veçantë të përgatitur për çiftin, duke i dhënë Valdrinës mundësinë të përjetojë një moment që, siç kishte treguar më herët, e kishte pritur prej kohësh.
Çifti, të cilët kanë dy vajza dhe jetojnë së bashku prej 14 vitesh në Gjermani, nuk e kishin pasur deri më tani mundësinë që dashurinë e tyre ta kurorëzonin përmes një propozimi tradicional për martesë.
Madje, kishte qenë vetë Valdrina ajo që e kishte ngacmuar vazhdimisht Valdetin për këtë çështje, duke i kujtuar se ai nuk i kishte propozuar asnjëherë ashtu siç bëjnë zakonisht meshkujt për partneret e tyre.
Duket se pas 14 vitesh, kjo dëshirë më në fund u realizua, ndërsa momenti u bë edhe më i veçantë nga fakti se ndodhi në një skenë televizive, gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova 5”.
Surpriza e së premtes i dhuroi çiftit një kujtim të veçantë, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë. /Telegrafi/