Connect with us

Sport

Parulla rasiste, UEFA pezullon zëdhënësin e Karabahut – SHKUPI

Published

on

UEFA pezulloi zëdhënësin e skuadrës së Karabahut nga Azarbejxhani, Nurlan Ibrahimov, për shkak se ka dërguar mesazhe ofenduese për Armeninë në rrjetet sociale. Sipas UEFA-s, Ibrahimov përballet me akuza për sjelle rasiste, diskriminuese dhe për shkelje të të drejtave themelore të sjelljes së mirë.

“Të vriten të gjithë armenasit, fëmijë, gratë dhe pleqtë,” ka shkruar në sitin zyrtar të facebook-ut, Nurlan Ibrahimov, duke komentuar konfliktin ushtarak në Nagorno Karabah, në të cilin janë përfhsirë Azarbejxhani dhe Armenia.

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sfidat kundër Sivasporit në Ligën Evropa. Më shumë se 2 futbollist dhe zyrtar të klubit të Karabahut kanë marë vërejtje për shkak të përshëndetjes ushtarake në sfidën e Ligës Evropa, të clën e zhvilluan në Poloni.

Federata e Futbollit të Armenisë ka kërkura nga UEFA që të largohen nga Liga Evropa, për shkak të komenteve të zëdhënësit , që kërkonte vrasje të të gjithë armenasve.

Alsat