Connect with us

Business

Paralajmërohet zgjidhje për eksportin e miellit

Published

on

Për një pjese të miellit nga Maqedonia e Veriut, kufijtë e Kosovës edhe më tej do të jenë të mbyllur. Analizat nga laboratori i tretë i standardizuar do të vendosin nëse mielli i kthyer i plotëson kushtet për tregun e Kosovës. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se sasi të caktuara të disa mullinjve janë në diskutim dhe se së shpejti do të gjendet  zgjidhje që mielli të eksportohet.

– Advertisements –

“Për momentin, sipas analizave që po bëhen, ky lloj i miellit është i ndaluar, i cili nuk tregon rezultate adekuate sipas analizave të bëra nga pala kosovare. Kjo është arsyeja pse këtë mëngjes i kërkuam importuesit, pse jo edhe prodhuesit, të bëjnë një super- analizë në përputhje me procedurat e ndjekura për eksportin dhe importin e produkteve të tilla. Ne do ta ngremë këtë çështje brenda sekretariatit të CEFTA-s”- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.

Autoritetet e Kosovës nuk pranojnë rreth 300 ton miell gati një muaj pasi testet e kryera nga laboratori i tyre kanë zbuluar se hekuri dhe acidi folik nga mostrat e marra është nën vlerat e parapara me Rregullore. Por, mullisët pohojnë se laboratori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari gjithashtu ka bërë analiza ku rezultatet kanë treguar se niveli i hekurit dhe acidit folik janë në përputhje me rregullat e kërkuara nga Kosova. Sipas të dhënave, në vitin 2019, mbi tetë mijë ton miell u eksportuan në tregun e Kosovës ndërsa vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, eksporti i miellit u përgjysmua.

Andrea Çobanova

Alsat