Connect with us

Business

Paralajmërimi për shkarkim në Odën e Avokatëve, Rudari: Po synojnë t’i marrin pozitat

Published

on

Avokati Nasuf Hasani ka thënë se janë tri degë të Odës së Avokatëve të Kosovës që po e kërkojnë shkarkimin e kryetarit Behar Ejupi dhe nënkryetarit të këtij institucioni Naim Rudari.

Për këtë ka reaguar Rudari i cili po thotë se kjo përpjekje po bëhet me qëllimin për t’ua zënë pozitat atyre.

“Nuk ka asnjë benefit dhe asnjë të mirë nga këto pozita, por ata që s’mund ta gjejnë veten si avokat, po angazhohen që ta gjejnë veten në krye të këtij institucioni. Dhe për këtë befasohem pse”.

Ai ka thënë se ndonëse pozita e kryetarit ka shpërblim, ajo e nënkryetarit është pa të, si dhe se asnjëherë s’ka kërkuar pagë për punën që e bën.

Gjithashtu, Rudari ka mohuar se ai bashkë me Ejupin kanë interferuar në zyrën për menaxhimin e avokatëve apo që dikush të angazhohet me seleksionime të nevojave personale.

Alsat