Connect with us

Maqedoni

Paraburgim për vjedhësit e druve që rrahën policët

Published

on


Vjedhësve të druve të cilët të enjten rrahën policët u është shqiptuar paraburgim. Bëhet fjalë për dhjetë persona nga Prilepi të cilët janë në moshë mes 21 dhe 57 vjeç. Ata do të mbahen në paraburgim 30 ditë. Ministria e Brendshme kundër tyre ngriti padi penale deri te Prokuroria e Prilepit, për shkak të sulmit ndaj pesë policëve, përderisa të njëjtit kontrollonin rrugën e vjetër Prilep – Veles. Policia ndaloi tre automjete që nuk kishin targa. Një automjet ishte arratisur ndërsa dy të tjerët ishin të ngarkuar me dru ahu. Pas kësaj, vjedhësit e druve filluan të silleshin në mënyrë agresive dhe sulmuan policët.