Connect with us

Bota

Papa me apel para Krishtlindjes: Nuk është momenti të festojmë si çdo vit – Alsat

Published

on

Në këtë fazë të pandemisë ku dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj varfërimit të popujve, Papa Françesku nga Bazilika e Shën Pjetrit, iu bëri bësimtarëve apelin e tij përpara festës së Krishtlindjes.

“Nuk është momenti të festojmë si çdo vit por Krishti lind në zemër e prej andej këtë gëzim duhet ta ndajmë me ata që nuk kanë mundësi të gëzojnë njësoj. Jini më të dashur dhe të dhembshur ndaj atyre që ju rrethojnë.”, thuhet në apel.

Papa po ashtu theksoi edhe një herë nevojën për mos t’u fokusuar tek e ngrëna e bollshme, por nevoja e shpërndarjes së ngrohtësisë familjare.