Connect with us

Maqedoni

Pandemia, rrëmujë para qendrave për punë sociale

Published

on


Turma, shtyrje dhe qytetarë të nervozuar. Kjo është pamja nga Qendra për punë sociale në komunën e Butelit. Kolona të tilla janë përditshmëri në këtë institucion, veçanërisht kur masat parandaluese kundër virusit korona janë në fuqi. Disa nga qytetarët thonë se kanë pritur me ditë të tëra për të kryer punë. Përkundër numrit të rritur të të infektuarve, një pjesë e mirë e qytetarëve edhe më tej nuk i respektojnë masat mbrojtëse. Që problemi të jetë edhe më i madh, në derë nuk ka sigurim kurse në institucion punonte vetëm një sportel. Përveç banorëve të Butelit, në këtë pikë gjithashtu zgjidhen çështje dhe probleme lidhur me çështjet sociale edhe për qytetarët e Çairit.

“Po pres vërtetim, isha para një jave, njësoj ishte kështu rrëmujë, atëherë mbarova punë. Tani pres vërtetim të ri”.

“Po vij katër- pesë ditë, por s’mund të përfundoj punë. Vij deri në derë dhe më dëbojnë. Mbyllen brenda dhe thonë- ik, largohu”.

“Presim nga 5 orë dhe në fund s’mund të nxjerrësh dokumente. Presim për ndihmë sociale. Në dhjetor i kam dorëzuar dokumentet dhe ende nuk është zgjedhur lënda”.

Përveç në Butel, turmë të madhe takuam edhe përpara zyrave të Fondit të sigurimit shëndetësore në qendër të Qytetit. Por, të paktën këtu kishte sigurim që nuk lejonte të krijohen turma para hyrjes së institucionit.

“Lëshojnë nga dy pasi thonë që ka rrëmujë brenda”.

Drejtoresha e Qendrës ndër-komunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit, Natasha Stanojeviq, tha për Alsat se qendrat për punë sociale punojnë me kapacitet të plotë. Sipas protokolleve, pritja e palëve bëhet në sportel dhe për shkak të hapësirës së kufizuar, një punëtor profesionist punon dhe pranohet vetëm një palë.

Qendra ndër- komunale për punë sociale, Qyteti i Shkupit:

“Palët presin sepse shumë njerëz nuk dinë të plotësojnë aplikacionin, kështu që këtë e bën punonjësi profesionist. Gjithashtu, deri më 15.10.2020 ishte afati i fundit për të aplikuar për shtesë arsimore për të gjithë përfituesit që kanë fëmijë në arsimin fillor dhe të mesëm”.

Përveç turmave para institucioneve shtetërore, radhët para bankave në mbarë vendin janë bërë të zakonshme. Edhe pse Shoqata e bankave pretendon se punojnë në përputhje me protokollet e Qeverisë dhe respektojnë masat për parandalim, tani për tani sektori bankar nuk merr vendim të punojë në dy ndërrime, në mënyrë që qytetarët t’i kryejnë më shpejt obligimet e tyre.

 

Ile Petreski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending