Connect with us

Business

Pandemia, LOE kërkon masa urgjente – ALSAT-M

Published

on


Deri në fund të vitit, me gjasa kompanitë do të marrin nga 14,500 denarë për punonjës, mëson Alsat. Sonte, qeveria do të dakordojë kushtet për atë se cilat kompani do të marrin këtë ndihmë shtetërore, por edhe nëse masa do të jetë e vlefshme deri në mars të vitit të ardhshëm. Pikërisht kjo, zgjatja e ndihmës shtetërore prej 14,500 denarë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021 është një nga 25 kërkesat e Shoqatës së Odave Tregtare drejtuar Qeverisë.

E rëndësishme është të krijojmë protokolle të sakta të punës për të gjitha veprimtaritë në Maqedoni, sepse gjashtë muaj pas fillimit të kësaj krize, është me të vërtetë e rëndësishme të dimë se si do të jemi të përgatitur për gjithçka që do të ndodhë më tej. Paketa jonë ishte më e vogla, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Nëse ka një valë tjetër, ne me të vërtetë nuk e dimë se si do të përballemi me atë që vijon, veçanërisht kur pas gjashtë muajsh nuk kemi rregulla loje- deklaroi DANELA ARSOVSKA -Kryetare e LOE

Ata thonë se të gjitha kërkesat dhe propozimet e Odave tregtare shqyrtohen në Qeveri. Grupi i katërt i masave të ndihmës për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi duhet të jetë deri në fund të kësaj jave.

Do të synohen sektorët më të prekur, por në të njëjtën kohë do të synohen ata qytetarë, që kanë vërtet nevojë në mënyrë që të dalim së bashku dhe ta kapërcejnë këtë krizë- tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Tani për tani, dihet se ndihma financiare nga shteti do t’u ofrohet të papunëve që nuk kërkojnë punë, prindërve të vetëm, të falimentuarve dhe pensionistëve që kanë pensione deri në 15 mijë denarë. Tre masat e para kushtuan 550 milion euro, para që Qeveria i siguroi përmes huamarrjes në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Ile Petreski

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending