Connect with us

Business

Pandemia bashkoi prodhuesit serbë dhe shqiptarë në “Qendrën tregtare virtuale”

Published

on

Rada Rakiq është pronare e furrës “KIM” në Zveçan, e cila ofron një gamë të gjerë të ëmbëlsirave. Ajo thekson që produktet e saj, që nga qershori, mund të porositen edhe përmes internetit në faqen “Qendra tregtare virtuale” dhe pret që të ketë shitje të suksesshme në periudhën e ardhshme.

Ajo konsideron që shitja përmes internetit është e lëverdishme, sepse është e qasshme për blerësit në çdo moment dhe në çdo vend.

“Të gjithë tash po meren me punën prej shtëpisë dhe kur të kërkojnë përmes internetit, do të kuptojnë se mund të porosisin produktet. Nëse e bëjmë dorëzimin, kjo do të ishte shumë e mirë. Ka njerëz që janë të mbylur, që janë të izoluar dhe ata mund të porosisin. Përmes internetit, më shumë njerëz do të dëgjojnë për produktet tona”, tha Rada Rakiq.

Dyqani online, për të është i veçantë, sepse është shumë-etnike dhe ofron shërbime dhe produkte nga më të ndryshmet.

“Për këtë shkak është shumë mirë, sepse gjithçka është në vendin e vet”, thotë ajo.

Produkte që gjenden në “Qendrën tregtare virtuale”

Edhe pronarja e ndërmarrjes “Sofra”, Nadire Hasani nga Mitrovica e Jugut, ka vendosur që produktet e saj t’i plasojë në internet. Ajo dhe bashkëshorti i saj merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve dhe thotë që ajvari është produkti që më së shumti e shesin.

Familja Hasani, tash e disa vjet është duke u marrë me prodhimin e turshive shtëpiake dhe tashmë kanë arritur që t’i kenë klientët e vet, por konsiderojnë që edhe dyqani online do t’iu ndihmojë që të depërtojnë në treg.

“Është pak më dobët tash përmes internetit, por tash për tash, ne i kem klientët tanë. Shkojmë në treg në Prishtinë dhe ka pasur mjaft shitje gjatë pandemisë”, tha Hasani për Radion Evropa e Lirë.

Shitorja online “Qendra tregtare virtuale” funksionon në kuadër të projektit “Mbështetja për bashkëpunimin afarist ndëretnik”, të cilin e financon misioni i UNMIK-ut në Kosovë, ndërkaq e realizon Shoqata e grave “Sabor” nga Mitrovica e Veriut. Qëllimi i këtij projekt është që gjatë kohës së pandemisë COVID-19, ndërmarrjet e vogla të kenë mundësinë që t’i plasojnë produketet dhe shërbimet e tyre.

Menaxherja e projektit, Vesna Ordiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, theksoi rëndësinë e lidhjes së bizneseve serbe dhe shqiptare në “një komunikim të qetë dhe të natyrshëm”.

“Ata do të gjejnë këtu interesat e tyre për biznes të mëtejshëm, pavarësisht nga pjesëmarrja jonë në gjithë këtë. Ne ishim vetëm ndërmjetësues në krijimin e lidhjes, por çdo bashkëpunim i mëvonshëm do të jetë i pavarur nga ne”, thotë Ordiq.

Ajo sqaron se janë ende duke punuar në promovimin e dyqanit në internet “Qendra Tregtare Virtuale”, por që në kuadër të tij tashmë mund të gjenden produkte të ndryshme, që nga ushqimi i dimrit, çaji dhe mjalti e deri te produktet e zdrukthëtarisë dhe të tekstilit.

Pronarët e bizneseve të vogla, për t’i plasuar produketet e veta përmes dyqanit online, janë paraqitur përmes konkursit, pas të cilit kanë kaluar edhe një aftësim të shkurtër.

“Ky ishte një trajnim online për shitjet gjatë pandemisë dhe si të përshtatin biznesin me kohën në të cilën jemi, si të gjejmë rrugën deri te klientët”, shprehet Ordiq dhe shton se pas trajnimit, secili pronar i biznesit komunikon në mënyrë të pavarur me klientët e tij.

Ajo, gjithashtu, pret që dyqani në internet, i krijuar si rezultat i pandemisë së koronavirusit, do të vazhdojë të funksionojë edhe në të ardhmen, përmes të cilit shumë biznese nga Kosova do të ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

Të gjitha informacionet në lidhje me produktet dhe shërbimet e ofruara në dyqanin online “Qendra tregtare virtuale”, janë në dispozicion në serbisht, shqip dhe anglisht.  /REL

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

​ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

Published

on

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milionë euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milionë euro.

Përmes një njoftimi për media nga ATK thuhet se trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Alsat

Continue Reading

Business

Bujqit nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve

Published

on

Dhjetëra bujq të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës sërish kanë bllokuar disa nga rrugët e Shkupit. Ata vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit. Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse. Siç thonë bujqit, dëmet e tokës dhe të kulturave bujqësore kanë arritur në mijëra euro. Madje, shumë prej tyre thonë se tashmë kanë hequr dorë nga ky profesion për shkak të pamundësive ekonomike.

Ne si bujq të komunës së Haraçinës dhe Gazi Babës jemi vendosur që deri në fund, në mënyrën më të keqe, me protesta ti kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë trajtim të barabartë me të gjithë bujqit e Maqedonisë së Veriut dhe kërkojmë urgjentisht Qeveria të mbaj mbledhje dhe të marrë përfundimisht qëndrim që dëmet të paguhen sipas elaboratëve që janë dorëzuar nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës”, tha Agron Hajrullahu, kryetar i këshillit organizativ.

“ Kemi marë borxhe në barnatoret bujqësore për najlonin dhe folitë. Unë kam mar kredi, paguaj interes për kredinë ndërsa paratë e mia tashmë 5 vjet nuk mund ti tërheq. Është momenti I fundit të gjejmë zgjidhje. Në pikun e sezonit të punës ne dalim në rrugë dhe nuk do të ndalemi këtu, kemi filluar dhe do të shkojmë deri në fund”.

Alsat

Continue Reading

Business

Oda Ekonomike: Të mos luhet me fatin e punëtorëve

Published

on

Deputetët të mos tallen me fatin e mijëra punëtorëve dhe urgjent të votohen ligjet, që janë të domosdoshme për ndihmën e kompanive. Odat Ekonomike (OE) me reagime të ashpra ndaj të zgjedhurve të popullit për mos- miratimin në kohë të masave nga pakoja e pestë. Nëse nuk votohen ligjet, dyfish më shumë qytetarë do të lëshohen në pushim të detyrueshëm dhe do të mbeten pa rroga. Ndihma e paraparë është për rreth 30 mijë kompani dhe do të përfshijnë rreth 120 mijë punëtorë.

Alsat

Continue Reading

Trending