Connect with us

Showbiz

Pamje nga rezidenca 9.5 milionë dollarëshe e aktorit më të paguar, Dwayne Johnson

Published

on

Dwayne “The Rock” Johnson gjatë këtij viti është shpallur nga revista Forbes si aktori më i paguar në vitin 2020.

Padyshim që ai ka një karrierë të bujshme, pasi edhe filmat në të cilat ai ka luajtur janë bërë virale në rrjet.

Por, ndryshe nga të yjet e tjera, Johnson ka vendosur që të jetojë në një rezidencë, vlera e të cilës arrin 9.5 milionë dollarë, shkruan Mansion Global.

(Foto: bizjournals)

Shtëpia luksoze e tij është me lokacion në një lagje të vogël në Powder Springs, e cila posedon rreth tetë dhoma gjumi.

Rezidenca është ndërtuar në vitin 2002 dhe përpos vendeve të rehatshme, përmban edhe prej tyre për t’u argëtuar kur thërret miqtë për festa.

(Foto: countrymusicnation)

Enterieri vendit është më shumë i bazuar në kulturën franceze, me dritare të mëdha e drunj të ekspozuar.

The Rock po ashtu ka një fermë të vogël në po të njëjtin vend dhe një arenë ku mund të kalërojë. /Telegrafi/