Connect with us

Sport

Pak ditë para vdekjes përplasi kokën…/ Zbulohen detaje të reja për Armando Maradonën, çfarë ndodhi me legjendën – Bota Sot

Published

on

Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me vdekjen e legjendës së futbollit botëror Diego Armando Maradona, që pasi u dergj në spital e u duk se po përmirësohej, humbi sfidën më të rëndësishme, atë për jetën.

Çfarë ka pasuar këto ditë janë konspiracione dhe akuza për mjekime të pakujdesshme, për fshehje të fakteve apo hetime të stisura.

Së fundmi, zbulohet se Maradona  disa ditë para vdekjes së tij, është rrëzuar duke goditur kokën e duke pësuar hematomë. Këtë e ka zbuluar Rodolfo Baquè, avokat i infermierit që u kujdes për Pibe de Oro gjatë rehabilitimit të tij.

“Nuk ishte një goditje shumë e fortë dhe kishte të bënte me anën e djathtë, jo atë të operacionit. Ata e bënë atë të ngrihej menjëherë. Askush nuk thirri një ambulancë ose ndihmë, mbase nga zgjedhja e vetë Maradonës. Por ai nuk ishte në gjendje të merrte një vendim se çfarë të bënte, ai u mbyll në dhomën e tij për tre ditë” tha avokati për rrjetin TN TV.

Baque shtoi se Maradona nuk ishte në një vend të përshtatshëm, se nuk kishte asnjë mjek të përgjithshëm dhe se administrimi i barnave ishte përgjegjësi e psikiatrit. Gjithashtu rrahjet e zemrës së tij tejkaluan parametrat normal pasi Maradona shkoi në 115 rrahje në minutë dhe një ditë para se të vdiste i kishte 109, kur dihet se një pacient me probleme koronare të zemrës nuk mund të kalojë 80 rrahje. Trupi i tij, tha avokati, po dërgonte sinjale por ai nuk u ndihmua me asnjë ilaç.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending