Connect with us

Bota

Pacolli dhuron pagën e janarit për të dëmtuarit nga vërshimet, kërkon ta bëjnë të njëjtën ministrat dhe deputetët – Alsat

Published

on

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se pagën e tij të deputetit për muajin janar do ta japë për të dëmtuarit nga vërshimet e javës që shkoi në Kosovë.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, gjithashtu ka falënderuar miqtë dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë ta mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 2023”.

“Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Pacolli.

“U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit. Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për sanimin e dëmeve të vërshimeve. Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, ka shkruar Pacolli.