Connect with us

Sport

Ozili refuzon prishjen e kontratës

Published

on

Arsenali do të kërkojë të rihapë bisedimet me Mesut Ozilin, rreth kontratës së tij.

Drejtuesit e klubit londinez po synojnë ta bindin mesfushorin të heqë dorë nga paga prej 350 mijë funteve në javë, transmeton KOHA.

Klubio i ka kërkuar 31-vjeçarit të bëjë një marrëveshje për të zvogëluar pagën për nëntë muajt e ardhshëm, por bisedimet ishin të pasuksesshme.

Ozil së fundi është lënë edhe jashtë listës së lojtarëve, që do të luajë në “Europa League”.

Megjithatë lojtari ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet deri në përfundimin e kontratës me “Topçinjtë”.

Klubi i Arsenalit kishte tentuar ta shiste lojtarin gjatë afatit kalimtar, por dështoi.

Alsat