Connect with us

Maqedoni

Osmani: S’ka marrëveshje të re me Sofjen, deklarata e Mickoskit është tendencioze

Published

on


Ministri i jashtëm Osmani i quajti spekulime tendencioze pretendimet e kreut të VMRO-së Mickovski se Sofja po e kushtëzon fillimin e negociatave me një marrëveshje të re. “Nuk ka marrëveshje të re, por komunikim për të gjitha çështjet në nivele të ndryshme”, tha Osmani.

“Marrëdhëniet me fqinjët nuk rregullohen me plasim të përditshëm të infromatave në opinion e aq më pak me spekulime ose deklarata tendencioze, që kanë për qëllim ta ashpërsojnë atmosferën. Perspektiva evropiane është sfidë për gjithë vendin, jo vetëm për Qeverinë”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Sipas Mickoskit, Sofja kërkon që me Kushtetutë të precizohet se identiteti maqedonas u krijua në vitin 1945. Sipas tij, për këtë kërkesë ka faj politikbërja e gabuar e Zaevit.

“Ja do të ju jap një informatë ekskluzive: Le ta pyesim Ministrin e Jashtëm, Osmani a është e vërtetë se kërkesa e koleges së tij ishte të nënshkruhet një marrëveshje e re, të ngjashme me Marrëveshjen e Prespës, me ndryshime kushtetuese, ku do të definohet ekzistimi i popullit dhe gjuhës maqedonase nga viti 1945, ndërsa para 1945-tës se kemi qenë diçka tjetër! Ta pyesim a është e vërtetë se ky është kushti për vazhdim të mëtejmë të negociatave me BE-në!”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Zaev tha se në vend se të komentohen deklarata të papërgjegjshme, fokusi duhet të vihet tek zgjidhja pasi bllokimi i negociatave me BE-në nuk është as në interes të Bullgarisë.

“Atë që e përmendi Mickoski, nuk e di çka mendon saktësisht. Ne kemi bisedime publike, një pjesë prej të cilave me materiale të shkruara. Ne jemi të përgjegjshëm. Duam marrëveshje që vendi të na shkojë përpara. Besoj se e japim maksimumin që të arrijmë marrëveshje, duke i mbrojtur maksimalisht interesat tona, por duke pasur kujdes edhe për interesat e palës bullgare”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ndryshe, komisioni i përbashkët i ekspertëve takohet të enjten dhe të premten në Shkup për ta diskutuar çështjen e Goce Dellçevit.

Anesa SaliHu

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending