Connect with us

Showbiz

Osmani i “Stupcave” dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e nisin vikendin në Gërmi

Published

on

Aktori Osman Azemi dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, duket se ruajnë një miqësi të mirë mes vete.

Këtë vikend ata e nisën së bashku me vrapin e mëngjesit në Gërmi, i cili është rutinë ditore thuajse për secilin prej tyre.

Ka qenë humoristi kosovar ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa imazhe nga vrapi i mëngjesit bashkë me deputeten dhe disa mikesha të tjera.

Foto: Osman Azemi/InstaStory

“Vrap për një jetë të shëndetshme”, shkroi ai në mbishkrimin e një prej fotografive.

Deliu-Kodra shquhet si një prej deputeteve më atraktive të Kuvendit të Kosovës, e cila është komplimentuar gjithnjë për linjat trupore.

Foto: Osman Azemi/InstaStory

Edhe aktori i grupit humoristik “Stupcat”, duket se përpiqet në maksimum që të bëjë një jetë të shëndetshme. /Telegrafi/