Connect with us

Maqedoni

Ohër, trofta e vogël shitet në tregun e zi – Alsat

Published

on

Peshq të vegjël të troftës së Ohrit po shiten në tregun e zi në Ohër dhe Strugë si belushkë, që janë specie të ndryshme të peshqve endemikë. Bëhet fjalë për një dukuri gjithnjë e më të shpeshtë për të cilën janë të njoftuar edhe institucionet kompetente. Kjo është si rezultat i peshkimit të pakontrolluar, pasi nga fillimi i vitit liqeni mbeti pa koncesioner.

“Tani që nuk ka koncesioner, nuk duhet të ketë kurrfarë peshkimi dhe peshku nuk guxon të shfaqet në asnjë treg. Për fat të keq, kemi edhe nëpër restorante, dhe u ofrohen edhe  njerëzve. Atyre u ofrohen edhe peshq të vegjël vogla të troftës në vend të belushkës. Unë e di që në disa vende, qëllimisht kapen peshq të vegjël, trofta të vogla. Llogaritni, nëse 100 kilogramë troftë e tillë lejohen të rriten deri në momentin kur duhet të peshkohen, ato bëhen 10 tonë troftë e Ohrit’ deklòaroi Zoran Spirkoski – Instituti i Hidrobiologjisë – Ohër.

Peshkatarët kërkojnë që Liqeni i Ohrit të mos jepet me koncesion për peshkim komercial në 10-15 vitet e ardhshme, por vetëm për peshkim rekreativ dhe troftat dhe belushkat e kapura të kthehen sërish në liqen.

“Është për të ardhur keq ajo që ndodh tani me troftën dhe belushkën e liqenit të Ohrit. Gjatë shumimit të saj nuk ka mbrojtje dhe, sipas informatave tona, nga peshkatarët e paligjshëm në ditë peshkohen 500 deri në 1 ton peshk. Dhe ato shiten në mënyrë të paligjshme në Maqedoni. Kur nuk ka koncesionar, shteti është i detyruar ta mbrojë atë’ pohoi Radovan Dimitrieski, Shoqata e Peshkimit.

Peshkatarët kërkojnë që trofta e Ohrit dhe belushka të shpallen specie të rrezikuara dhe që ato të vendosen në listën e kuqe evropiane dhe botërore dhe të krijohet polici e posaçme e peshkimit. Ndryshe, Liqeni i Ohrit ka mbetur pa koncesioner, e me këtë edhe pa mbrojtje, që nga janari i këtij viti. Shteti ia mori koncesionin ndërmarrjes “Letnica-Belvica” pasi shumë peshkatarë theksuan se ajo punonte në mënyrë të paligjshme, dhe më vonë inspektorët e konfirmuan atë.

Miki Trajkoski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending