Connect with us

Business

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kundërshton masat e Qeverisë, paralajmëron protesta

Published

on

Në një letër dërguar institucioneve të Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen 12-ditore, pa konsultim paraprak, duke përkujtuar se lidhur me këtë vendim janë njoftuar vetëm nga mediat.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit me të gjithë sektorët që përfaqëson janë më të goditurat në të gjitha aspektet nga masat e marra gjatë kohës së pandemisë dhe nuk e përkrahë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës dhe kategorikisht e kundërshton vendimin siç e quan të njëanshëm ndaj fushëveprimtarisë hoteliere dhe turistike, thuhet në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave Arben Vitia, Hekuran Murati dhe Rozeta Hajdari.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon garanci nga Qeveria që pas datës 18 prill të lehtësohen këto masa dhe t’u lejohet të punojnë të gjithë sektorët e departamentet e hotelerisë dhe turizmit.

Oda kërkon takim me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që të njihen me hapat e paraparë për kompensimin e humbjeve të bizneseve dhe për t’u njohur me hapat që do të ndërmerren pas datës 18 prill.

OHT paralajmëron se nëse kërkesat nuk do të merren parasysh, atëherë ajo do të organizojë protesta dhe demonstrata pa marrë leje dhe pa paralajmërim paraprakisht, madje duke shkuar edhe deri në padëgjueshmëri totale.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar sot se do të ndihmojë sektorin e gastronomisë përmes pagesës së qirave dhe të pagave të punëtorëve, pas vendimit që të njëjtave ua ka ndaluar punën deri më 18 prill.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending