Sport

Nuredin Sadiku – Aga, shërbëtori i informimit, dëshmori i Republikës  – Bota Sot

Published

on

Nuredin Sadiku –Aga, për shërbëtorin e informimit,  dëshmorin e Republikës!

Në vazhdën e ciklit ‘Gjenerata e Republikës të gazetarit Kemajl Gocës në ‘Bota Sot’, këtë shkrim po ia kushtoj një figure të rëndësishme  mediatike nga  Gjenerata e  Republikës, e që ishte zë informimi e frymë lirie në  periudhën e rëndë 1991-1998.   

Është fjala këtu për Nuredin Sadiku –Agun,  atdhetarit e intelektualit  fisnik,  qytetarit të dashur e të respektuar nga te gjithë ne që e njohëm, punuam dhe jetuam me te. U nda mizorisht, pasi më pare ishte rrëmbye nga zyra e punës dhe u dërgu në lokalët e policisë famëkeqe  serbe në Pejë. 

Aty  përjetoi  keqtrajtimin  më mizor, rrahje e tortura më brutale   (prirë nga krimineli  famëkeq – polici  Sharipur) mbi trupin e brishtë të Agës, nga pasojat e te cilave vdiq pas disa ditësh. Ishte ky krim I rënd i regjimit vrastarë,  mbi një qytetarë –shërbëtorë i informimit për Republikën dhe kombin..

Po me pak fjalë, kush ishte Nuredini!? Pas shkollimit në varfëri ekstreme ishte punësu fillimisht si mësues e më pastaj kishte mbaru edhe fakultetin filozofik –anglisht,   vazhdoi si  profesor i gjuhës angleze  punoi në shkollë fillore e te mesme , luajti shumë vite si aktor (me Ruzhden (Spahiu), Sejdiun (Berishen). Ilazin (Nushin), Halilin (Gashin) etj. në teatrin e qytetit, ishte një kohë edhe gazetar në RT e Prishtinës, për të kalu definitivisht në gazetën ‘Rilindja’ në fund të viteve shtatëdhjetë. 

*Aga, siç e quanim  këtë njeri të urtë, te edukuar të qetë, punëtor e fisnik, ishte me vite dhe dekada gazetar i gazetës më të madhe më të lexuar qe kishte aso kohe Kosova – RILINDJA. 
Ajo u mbyll dhunshëm, kurse gazetarë e punëtor mbeten në rrugë. Mbeti Kosova pa gazetën e vet, pa atë dritare të informimit disa kohë. Falë këmbëngulësisë dhe përpjekjeve mbinjerëzore dhe patriotëve të informimit ‘Rilindja ‘vazhdoi’, por e reduktuar me emërtim tjetër –  ‘BUJKU’. 

* Vazhdoi  Aga  punën ne ato vite te vështira, ishte zëri i informimit, ishte dritare që njoftonte, këshillonte por edhe mobilizonte popullatën e shtypur, të ndjekur e të nëpërkëmbur pa mëshirë. 

E bënte këtë me rregull, me guxim e profesionalizëm, prej një patrioti e intelektuali të vyer. 
Pë ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike, kulturore e pse jo edhe sportive.
Gati çdo ditë Aga kishte diçka të botuar në gazetë, Informonte ai  me kohe  për dhunën, për bastisjet, për torturat, por edhe vrasjet ndaj shqiptarëve. 

Dhe kjo e pengoi pushtetin vrastar, deshtën ta heshtin duke iu hakmarrë në formën më brutale. E dëmtuan aq rënd trupin e tij dhe organet vitale (veshkët dhe mëlqin)  e që ishin fatale. Vdiq pas disa dite, në atë vjeshtë të zymtë të vitit 1998. 

*Si koleg ‘i dyfishtë’ me të, disa vite në  shkollë, e dy vitet e fundit të jetës së tij  në informim , ku unë si rival i tij ‘ gazetar’ në gazetën ‘Koha Ditore’ e ai në ‘Bujku’, kishim takime dhe bashkëpunime të rregullta. Këthente  Aga  me vite në  kafeterinë o39, ku mbaja ndërrimin e paraditës si kamarier ‘I kualifikuar’  të Ardiani  (miku im), (si formë e mbijetesës  pas përjashtimit nga procesi arsimor)   pinte kafen që e pëlqente shumë, kurse muhabeti sillej rreth  përditëshmerisë  së rënd të Kosovës, e kryesisht shënimeve për sportin. ‘Po i marr nga dora e parë’  thoshte me buzëqeshje dhe humor, pasi  unë  aso kohe isha edhe Kryetar i Lidhjes Sporteve të Pejë (91-97)     

* Agë, në ato vite, edhepse shumë të vështira  të punës e veprimit, kishim  edhe  vlera njerëzore të bashkëpunimit, ndihmës e solidaritetit, respektit  e dashurisë mes veti, e sot  Agë, jetojmë ‘në liri’ por shumë gjana nga ato virtyte nuk i kemi, i humbëm! Kanë ardhë kohë të çuditshme  ku dreqi të birin nuk e njeh! 

Kohë e interesave dhe injorancës, kohë e antivlerave dhe josolidaritetit. Kohë pa gazeta. por me portale!

Edhepse kanë kalu më shumë se dy dekada nga ndarja jote Agë, ne nuk të kemi harru. Po  pranoj se nuk kemi bë diçka konkrete  për ty, për emrin  tënd. Por, po të premtoj,  (me kusht, nëse mbijetojmë  e shpëtojmë nga kjo pandemi  e poshtër dhe mbesim gjallë), se unë bashk më shokët e kolegët tu të lamisë  (Sejdiun,Halilin, Feimin  etj.) të përpiqemi  në institucione për të shënu  një rrugë një hapësirë apo pse jo një shkollë  që ndërtohet  më emrin tënd.

Sepse ti këtë e ke hak, e ke meritu, me punën e vepren tënde, më  jetën, si martir I lirisë dhe  siç pati thënë publicisti, shkrimtari e krijuesi e njohur kolegu yt  e i yni Sejdi Berisha, “ Nuredini mbetet pjesë e pashlyeshme e historisë  së Pejës, të arsimit, teatrit e informimit në Kosovë”.

Autori ka qenë (kryetar i Lidhjes së Sporteve të Pejës në vitet e 90-ta) veprimtar i shquar sportiv në Gjeneratën e Republikës

Alsat

Trending

Exit mobile version