Connect with us

Maqedoni

Numri i të prekurve me Covid-19 në 7 ditët e fundit është ulur për rreth 11 për qind – Alsat

Published

on

Në javën e dytë të dhjetorit ka rënë për 14,6% numri i të infektuarve me Covid-19 në gjithë vendin. Raporti i ISHP vë në dukje se gjatë periudhës 7-13 dhjetor janë bërë vetëm 9,2% testime më pak krahasuar me javën që shkoi. Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me mbi 5.800 në 100 mijë banorë, në Shkup 5.100 dhe në Sveti Nikole mbi 4.700. Numri më i lartë i të infektuarve mbetet në Shkup ku brenda një javë afër 2,300 njerëz u diagnostikuan pozitiv apo mbi 41% e gjithë bilancit.

 

Instituti i Shëndetit Publik

“Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Prilep, Gostivar, Veles, Manastir dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Shtip, Krushevë, Ohër e Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë e Strugë.”

Mosha mesatare e të prekurve është 45 vjeçare, ndërkaq numri më i lartë mbetet mbi moshën 60 vjet dhe incidenca më e ulët është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-19. Kreu i KSI tha se sipas raportit të tyre dyjavorë edhe faktori i transmisionit të virusit është ulur nën 0,95%.

Nuk do të ishte në rregull që ky përmirësim i situatës momentale të uljen prej 11,4% të pozitivëve në 15 ditët e fundit, sipas raportit tonë ta prishim në fund. Apo faktori R-zero që për herë të parë pas një kohe të gjatë është nën 1, nuk është në rregull që sërish ta kthejmë mbi 1- deklaroi Zharko Karaxhovski, KSI.

 

Mbi 12% e këtyre rasteve kanë qenë apo janë të shtruar në spital, të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike. 28,4% e rasteve janë regjistruar komorbiditete, ndërkaq afër 20% të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma. Ndërkaq, vdekshmëria e lartë mbi 80% mbetet tek pacientët me komorbiditete.

 

Përgatiti: Adnan Qaili