Connect with us

Showbiz

“Nuk jam shtatzënë”, Hailey Bieber hedh poshtë spekulimet se po pret fëmijën e parë me Justin

Published

on

Modelja e njohur, Hailey Bieber, i është drejtuar një raporti në të cilin thuhej se ajo është shtatzënë.

Bukuroshja bionde përmes rrjetit social Instagram, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se është në pritje të fëmijës së parë, shkruan Daily Mail.

Përkundër kësaj, ajo ka inkurajuar fansat që të fokusohen në zgjedhjet në Amerikë se sa në jetën e saj personale.

Hailey filloi deklaratën e saj duke përmendur gazetat tabloide, të cilat vazhdimisht po shkruajnë se ajo është shtatzënë.

“Nuk jam shtatzënë. Ju lutem ndaloni së shkruari lajme të pavërteta prej burimeve tuaja dhe fokusoheni në zgjedhe”, ka shkruar ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Hailey po dëshmon të kundërtën e asaj që po u servohet lexuesve, pasi edhe shumë herë të tjera është përfolur një gjë e tillë.

Sidoqoftë kësaj, Hailey u martua me Justin në vitin 2018 në një ceremoni të madhe në Neë York City. /Telegrafi/