Connect with us

Sport

Nuhiu do të drejtojë Renovën ndaj Struga Trim Lum – Alsat

Published

on

Bujar Islami edhe zyrtarisht nuk është më trajner i KF Renova, pasi që drejtuesit e skuadrës tetovare miratuan dorëheqjen e tij. Deri në gjetjen e trajnerit të ri, skuadrën e Renovës do të drejtojë drejtori sportive, Fisnik Nuhiu.

Unë nuk jam trajner, por jam ai që do e udhëheq ekipin, sepse nuk kemi zgjedhje tjetër për momentin. Ne punojmë për të gjetur  trajner të ri për të ardhmen, por orari i ngjeshur na bënë më të vështirë punën, sepse duhet patjetër të koncentrohemi maksimalisht për dalje nga kjo krize”, ka thënë Nuhiu për Albsport.mk.

Nuhiu beson se ekipi i Renovës do të ngritet në përballjen e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, kur takohet me Struga Trim Lum, në transfertë.

Alsat