Connect with us

Entertainment

Njeriu i parë me ngjyrë në kabinetin e Presidentit amerikan

Published

on

Para 55 viteve, konkretisht më 13 janar të vitit 1966, Presidenti amerikan Lyndon Johonson, emëroi njeriun e parë me ngjyrë amerikan në kabinet.

Me rastin e emërimit të Robert C. Weaver-it në kabinet, presidenti Johonson e përshkroi ekonomistin e universitetit Harvard si njeriun më të përshtatshëm për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Senati i Shteteve të Bashkuara, miratoi njëzëri emërimin në këtë post të Robert Weaver-it, i cili ishte nipi i një ish skllavi dhe i biri i një punonjësi poste.

Profesor Weaver mori doktoratën në ekonomi nga universiteti Harvard dhe dha mësime atje deri në vitin 1934, kur hyri në shërbimin qeveritar gjatë administratës së presidentit Franklin Roosevelt.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

105 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

Published

on

Sot bëhen 105 vjet që nga vrasja e pabesë e Isa Boletinit. I lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini, ishte vrarë pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.

Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane.

Edhe pse në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumë shpejt.

Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu.

Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910.

Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Gre j, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”.

Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur.

 

 


Continue Reading

Entertainment

Udhëtime luksoze ku përfshihet edhe vaksinimi kundër Covid-19

Published

on

Në Mbretërinë e Bashkuar, klubi privat “Knightsbridge Circle” lejon anëtarët e tyre, duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund (rreth 28 mijë euro), të fluturojnë jashtë vendit për të marrë vaksinën.

Kufiri i ri i pushimeve në kohën e Covid është udhëtimi luksoz ku përfshihet edhe vaksina. Në Mbretërinë e Bashkuar, klubi privat “Knightsbridge Circle” lejon anëtarët e tij, që duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund të fluturojnë në Dubai dhe Abu Dhabi për t’iu nënshtruar vaksinës Pfizer ose në Indi për atë AstraZeneca/Oxford. Anëtarët e klubit duhet të rezervojnë vetëm një avion privat, për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe të presin në një hotel luksoz ose vilë me një pishinë, të kompletuar edhe me një kuzhinier privat, për dozën e dytë.

Ndërsa kostoja e vaksinës është përfshirë në regjistrim, ajo e pushimit, fluturimi me klasin e parë me Emirates dhe akomodimi arrin në 40 mijë paund.

“Ne jemi pionierët e këtij programi luksoz të udhëtimit,” tha themeluesi i klubit Stuart McNeill për “The Telegraph”.

Në këtë lloj udhëtimi mund të marrin pjesë vetëm ata personat 65 vjeç dhe që i kanë të qarta burimet financiare.

“Ne kemi një përgjegjësi morale për t’i dhënë përparësi kategorive më të rrezikuara,” tha McNeill.

Knightsbridge Circle tha se rreth 20% e klientëve të tij kanë fluturuar në Dubai dhe Abu Dhabi. Ndërkohë, klubi po studion destinacione të reja.


Continue Reading

Entertainment

Shtëpia e Bardhë heq “alarmin” e Trump për pije të gazuara

Published

on

Një buton në Zyrën Ovale që siguronte kokakolë dietale në mënyrë instante për ish-presidentin Trump duket se nuk do të jetë më në Shtëpinë e Bardhë. Pajisja e instaluar në Tavolinën e Rezulutës në Shtëpinë e Bardhë duket se tashmë është larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi nuk u pa në fotografitë e presidentit të ri Joe Biden, transmeton Alsat.

“Presidenti Biden ka hequr butonin për kokakolë dietale. Kur une dhe @ShippersUnbound intervistuam Donald Trump në 2019, ne u magjepsëm nga ajo që bëri butoni i kuq. Eventualisht Trump e shtypi atë, dhe një shërbëtor solli me shpejtësi një kokakolë dietale në një pjatë argjendi. Tani është zhdukur”, shkroi Tom Newton Dunn.

Trump, një adhurues i pijeve me gaz, thuhet se kishte vendosur butonin në Tavolinën e Rezolutës, në mënyrë që të merrte pije të gazuara “të freskëta”, respektivisht mirë të karbonuara.

Sipas raporteve, Trump konsumonte rregullisht 12 kanaçe me kokakolë dietale në ditë.

Ish ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë Chris Sims, në librin e tij “Team of Vipers” se Trump e përdorte butonin e kuq për të bërë shaka me vizitorët duke sugjeruar që mund të shkaktonte shpërthime bërthamore.

“Ai do të shtypte papritmas butonin. Duke mos ditur çfarë të bëjnë, të ftuarit do të shikonin njëri-tjetrin me vetullat e ngritura. Disa çaste më vonë, një shërbëtor do të hynte në dhomë duke mbajtur një gotë të mbushur me kokakolë dietale në një pjatë argjendi dhe Trump do të shpërthente së qeshuri”, shkroi Sims për ish-presidentin Trump.

Edhe pse Biden mund të ketë hequr qafe butonin e pijeve të gazuara, thuhet se edhe Biden ka shije të ngjashme në pije. Një furnizues ushqimesh që punoi me ish zëvendës-presidentin i tha The Washington Post vitin e kaluar se Biden pëlqente të mbante kuzhinën e furnizuar me Kokakolë Zero.


Continue Reading

Trending