Connect with us

Shendetsi

Një thelb hudhër në ditë – sa shumë përfitime – ALSAT-M

Published

on


Ka nga ata që e adhurojnë dhe që e kanë frikë, ka nga ata që e përdorin në çdo pjatë dhe ata që e shmangin.

Ky është një “ilaç” natyral shumë i rëndësishëm për mirëqenien dhe jetëgjatësinë tonë.

Zbuloni përfitimet e hudhrës së marinuar

Hudhra është një kurë është e njohur për më shumë se 5 mijë vjet. Në kohët e lashta është përdorur nga mjekësia popullore kineze dhe egjiptiane. Edhe gjyshet tona e kanë përdorur gjithmonë në recetat e tyre, në ushqim.
Hudhra është një ushqim i pasur, prej të cilit mund të përfitoni shumë, por sa hudhër duhet të hani për të qenë të shëndetshëm?

Kaq shumë përfitime në një ushqim

Ajo ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit të keq, për të holluar gjakun, është një antibakterial natyral. Ai lufton simptomat e gripit dhe është një antibiotik kundër infeksioneve kërpudhore.

Kjo mund të ndihmojë, në sajë të funksionit të saj pastrues, edhe lidhur me problemet me veshkat ose fshikëzën e urinës. Keni dhimbje koke, dhimbje dhëmbi apo nervozizëm? Hudhra është ajo që ju duhet! Dhe kjo është edhe më e dobishme për njerëzit që kanë anemi.

Është një ushqim i pasur me squfur dhe minerale si kalium dhe zink, si dhe vitaminën B dhe C. Hudhra është shumë e efektshme kundër plakjes së qelizave dhe mund të parandalojë tumoret, shkruan EO.

Një thelb hudhër

Doza më e mirë për të marrë çdo ditë është 4 gram në ditë.

Ekuivalente me një thelb hudhër, shkruan Shije. Mënyra më e mirë për ta marrë këtë sasi është me anën e recetave të thjeshta me hudhër.

Përbërës aktiv në hudhër ruhet nëse ju e konsumoni të freskët, por që të mos ju bezdisë shumë aroma shumë e fortë që ajo ka, mund ta merrni së bashku me majdanoz të freskët ose ta përtypni pas një vakti.

Hudhër e marinuar

Përgatitja e hudhrave të marinuara ju ofron një mënyrë për ta konsumuar atë në ushqim me një shije më delikate dhe më të lehtë për t‘u tretur.
Ja se si: Hidhni në një tigan 350 ml uthull të bardhë dhe 350 ml verë të bardhë, pak karafil, gjethe dafine, piper, kripë dhe sheqer nga 1 lugë gjelle. Lërini të ziejnë. Pastaj shtoni hudhrën duke e lënë të gatuhet për një minutë.

Mbushni disa kavanoza të vegjël qelqi me hudhra dhe shtoni përzierjen. Mbyllni kavanozat, lërini ata me kokë poshtë për të krijuar vakuumin dhe lëreni të ftohen në errësirë. Ju mund t’i përdorni ato pas një muaji.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shendetsi

Dyndje para Gjykatës Civile në Shkup, qytetarët presin me orë të tëra për një dokument

Published

on

Dyndje të qytetarëve para Gjykatës Civile në Shkup janë bërë sot për të siguruar një dokument.

“Të paktën një metër rrini larg!
Vetëm neve na shtynë një metër a këta qëndrojnë këtu.
Mos u shtyni!
T’i a mos je më i mençuri nga të gjithë këtu sot?
Unë!
Po ju.
Unë për herë të parë po flas.

Radhë nuk po mund të mbajnë as gardianët, durimi i qytetarëve ka arritur kulmin dhe secili shtyhet për të hyrë brenda godinës. Në çdo fillim vit qytetarët që gëzojnë të drejtën e ndihmës për fëmijën e tretë, duhet të rinovojnë dëshminë se nuk e kanë humbur të drejtën e atësisë. E njëjta ka një afat kohor që të dorëzohet nëpër komunat përkatëse për të mos e humbur ndihmën financiare.

“Përderisa këtu rekomandimet po shkruajnë që distanca mes njerëzve duhet të mbahet 2 metra për shkak të masave anti kovid, radhë të gjata po vërehen këtu para Gjykatës Civile në Shkup”.

Qytetarët thonë se këto telashe janë paraqitur nga e hëna dhe pritjet janë më shumë dy orë secili.

“Kjo është katastrofë, ky kurrë s’ka qenë shtet dhe as që do bëhet ndonjëherë”.

“Duhet të na sjellin në shtëpi përmes postës e jo të na maltretojnë këtu të grumbullohemi, ashtu do ishte më lehtë përmes adresës dhe nuk do kishim rrezik nga infeksionet e virusit korona”.

“Aspak nuk është në rregull, shihe sa shumë popullsi ka këtu a brenda punojnë dy sportele megjithëse mbi 20 sportele tjera janë bosh. Edhe pse janë në orar të punës nuk iu ndihmojnë kolegëve të heqin kallaballëkun. Nuk është aspak në rregull”.

Kjo zonjë tha se radhën po e pret për nipin e saj, por aspak nuk pajtohet me trajtimin që po u bëhet.

“Ja po e sheh sa po mbajmë distancë, jemi të ngjitur njëri pas tjetrit, sportelet nuk punojnë atje. Hynë pa rend, i lëshojnë të tjerët vetëm se kanë njohur brenda, a ne do të presim këtu. Ja kjo është!”.

Nga Gjykata Themelore Civile Shkup thonë se stafi administrativ janë duke punuar me reduktime për shkak të rekomandimeve shëndetësore të mos përhapjes së virusit korona. Por, rregulli nuk po zbatohet edhe jashtë, ku qytetarët nuk mbajnë distancë dhe policia nuk është në gjendje të mbaj rendin.

Adnan Qaili

 

 

 

 

 

 

 

 


Continue Reading

Shendetsi

Aziri: Slogani “një shoqëri për të gjithë” vetëm farsë, në esencë jeni nacionalistë

Published

on

Deputeti i ASH-së Elmi Aziri sot kritikoi ashpër pushtetin aktual të udhëhequr nga LSDM-ja duke theksuar se slogani i kësaj partie “një shoqëri për të gjithë” është vetëm farsë dhe se në fakt kjo parti ka qenë dhe mbetet nacionaliste. Këto komente Aziri i bëri derisa iu përgjigj ministrit të brendshëm i cili kohë ë parë sipas tij ka deklaruar se opozita shqiptare nuk di se çfarë kërkon s ai përket ligjit për shtetësi.
“Ministri i Brendshëm dje përsëriti qëndrimin e tij se ne nuk dimë çfarë kërkojmë me ligjin për shtetësinë. Jo ministër, ne gjithsesi se e dimë se çfarë kërkojmë. Ne kërkojmë të drejtën themelore të çdo njeriu për shtetësi, ndërsa ju po udhëheqni një fushatë anti të drejtave të njeriut si duket të trashëguar nga sistemi i kaluar. Ne duam të heqim definicionet shovene që ekzistojnë në ligjin ekzistues. Për ne sot në RMV janë dy gjuhë zyrtare në pushtetin qendror ndërsa në atë lokal më shumë se dy gjuhë. Ndërsa ju duhet të respektoni ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ne duam të nxjerrim nga sirtari këto qytetarë që ju i keni mbyllur dhe që çdo ditë ua vrisni perspektivën”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASH-së, duke theksuar se slogani një shoqëri për të gjithë është vetëm farsë, për të shfrytëzuar për marrjen e votës ndërsa në esencë ngeleni nacionalistë.


Continue Reading

Shendetsi

Si të dalloni nëse tashmë keni kaluar coronavirusin

Published

on

Mënyra më e qartë për të kuptuar nëse keni pasur coronavirus është të bëni një test të antitrupave, megjithatë, ato nuk janë plotësisht të besueshme.

Dr. Dan Bunstone, kryeshefi mjekësor në Push Doctor tregon se si të dalloni nëse e keni pasur tashmë coronavirusin.

Nëse keni pasur simptoma të zakonshme – temperaturë të lartë, kollë të re të vazhdueshme dhe një ndryshim në shqisën tuaj të nuhatjes ose shijes – por nuk keni pasur një test për të kontrolluar, një test i antitrupave mund të jetë i dobishëm, shkruan Express.co.uk.

Dr. Bunstone tha: “Testet e antitrupave ekzistojnë, por nuk janë gjerësisht të disponueshme pasi ato vetëm do t’ju tregojnë se mund të keni pasur COVID-19 në ndonjë moment në të kaluarën. Ato nuk tregojnë kur keni pasur infeksionin, nëse tani jeni imun ndaj COVID-19, ose në të vërtetë sa kohë do të zgjasë ndonjë antitrup”.

Dr. Bunstone vuri në dukje se thjesht të dish që ke pasur virusin mund të jetë i dobishëm nga një perspektivë kurioziteti, por nuk ofron shumë më shumë në këtë fazë.

Si të dalloni nëse tashmë keni pasur coronavirus

Dr. Bunstone vuri në dukje se gati 20 për qind e njerëzve që kanë pasur COVID-19 nuk kishin asnjë simptomë. Sidoqoftë, shumica e njerëzve do të kenë pasur simptoma dhe ka disa shenja që mund të keni pasur tashmë virus pa e kuptuar.

Dr Bunstone shpjegoi: “Shumë sëmundje virale mund t’ju ​​lënë të ndiheni të lodhur deri në 12 javë pas infektimit. Simptomat e mundshme janë të gjera dhe nuk ka gjasa të shfaqen në të njëjtën mënyrë te secili individ, por zakonisht përfshijnë lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve ose nyjave”.

Është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa coronavirusi është shqetësimi ynë kryesor tani, viruset e tjerë janë ende atje. Ndjenja e lodhjes për një periudhë të gjatë kohore mund të ndikojë në një virus tjetër – jo domosdoshmëritë COVID-19. Dr Bunstone përfundoi: “Nëse keni simptoma të vazhdueshme dhe nuk jeni të sigurt pse, sigurisht që ia vlen të kontrolloheni”. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending