Legjendari Anderson Silva nuk arriti ta përfundonte karrierën e tij në artet marciale me një fitore, pasi u mund nga Uriah Hall në luftën e tij të fundit.
Dy raundet e para të kësaj lufte ishin të barabarta. Sipas votave të gjyqtarëve, raundi i parë i takoi Silvas, ndërsa Hall ishte pak më i mirë në të dytin.
Në fund të raundit të tretë, Hall filloi të dominonte tetëkëndëshin, goditjet e tij po bëheshin më precize, duke i shkaktuar dëme gjithnjë e më shumë brazilianit të njohur.
Hall vazhdoi dominimin, derisa në raundin e katërt e hodhi në tokë, duke detyruar gjyqtarin të ndalonte luftën.
“Merimanga” kështu u tërhoq nga MMA në moshën 46 vjeçare me 34 fitore dhe 11 humbje.
Ai mori titullin e peshave të mesme në UFC në vitin 2006 dhe e mbajti atë për shtatë vjet, deri në humbjen e tij nga Chris Weidman.
Në pesë vitet e fundit të karrierës së tij, ai dështoi dy herë në testet doping.