Connect with us

Showbiz

Nikka sjell ripërpunimin e këngës “Oj Kosovë”

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nikka, kohëve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktive në prurjet e reja muzikore.

Pas një pauze të shkurtër që pati, bukuroshja brune është rikthyer më fuqishëm se kurrë më parë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar ripërpunimin e një këngë të vjetër.

Bëhet fjalë për projektin “Oj Kosovë”, për instrumentalin e së cilës u përkujdes Ardian Kastrati.

Në pjesën e re të këngës, tekstin e ka shkruar Blin Termkolli, vargje të cilat i performoi Nikka me mjaft profesionalitet.

(Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se “Rrena” është projekti i saj i fundit, që rezultoi mjaft i pëlqye nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/