Connect with us

Showbiz

Nicole Poturalski e revoltuar për shkak të komenteve që i bëhen në lidhje me Brad Pitt

Published

on

Në faqet rozë padyshim se është duke u lakuar në të madhe emri i modeles gjermane, Nicole Poturalski.

Kjo jo vetëm për shkak të karrierës së saj, por për lidhjen e saj me aktorin e njohur, Brad Pitt, shkruan Mirror.

Bukuroshja brune deri më tani ka marrë mijëra komente në rrjete sociale, ndërsa i janë destinuar edhe mesazhe që nxitin urrejtje.

(Foto: Mirror)

Nicole përmes një paraqitje të saj në Instagram është hapur për herë të parë sa i përket lidhjes së saj me aktorin.

“Hej njerëz, isha duke menduar edhe sa do vazhdoni të bëni komente që nxitin urrejtje”, ka shkruar ajo.

(Foto: Mirror)

Ndërkaq, Poturalski vazhdoi: “Përse? Ku është fitimi i kësaj? Në përgjithësi, vetëm dua t’i kuptoj këto pretendime”.

Modelja, e cila thuhet se është në një martesë të hapur me Roland Mary, pretendohet të jetë në lidhje me Pitt që nga vera që lam pas. /Telegrafi/