Connect with us

Business

Ngritja e çmimit të shërbimit të kontabilitetit? Përgjigjet ekonomisti

Published

on

Mungesa e një rregulloreje për përcaktimin e tarifave të ofrimit të shërbimit të kontabilitetit po e çrregullon tregun.

Kështu vlerëson, Luan Matoshi, drejtor i kompanisë “Maluki Accounting”, i cili thekson se duke qenë kështu mundësitë për abuzim janë më të mëdha.

“Ka disa probleme.  Është profesion i lirë, njerëzit mund të merren vesh a mund të kushtojë çmimi 200, 500 apo 1,000 euro. Sikur të kishte rregullore do të bëhej standardizim i çmimit. Në qytete të vogla një kontabilist paguhet 30 euro për tre muaj. Këto janë “tallave çmime”. Është çmim abuziv dhe skllavëri moderne dhe këtë e përcakton konkurrenca e padrejtë”, është shprehur Matoshi.

“Keq që nuk ka ligj, jam skeptik sepse edhe kur të bëhet ligji mund të manipulohet”.

Matoshi ka thënë se çmimi i ofrimit të shërbimit të kontabilitetit nuk ka lëvizur sikur për produktet. Por që ka një paralajmërim se në të ardhmen mund të ketë ngritje.

“Tash për tash nuk është reflektuar ndonjë ngritje. Mirëpo ka 2-3 kompani auditimi që na kanë shkruar se nga viti tjetër duhet rishikuar tarifat “sepse janë shtuar kostot e punëtorëve”. Në popullore kjo i bie se: kemi me këqyr me rrit çmimin sepse na duhet t’i paguajmë punëtorët”.

Ai ka folur edhe për pasojat që kanë bizneset në rast të mosdeklarimit të pasqyrave financiare deri më 31 mars kur mbyllet afati për raportim.

Alsat