Connect with us

Sport

Ngrihet një bazë shëndetësore brenda Fshatit Olimpik – Bota Sot

Published

on

Organizatorët e Lojërave Olimpike “tokio 2020” shtojnë masat në prag të Olimpiadës që do të zhvillohet verën e ardhshme. Masa që më së shumti kanë të bëjnë me shëndetin e pjesëmarrëse, duke parë situatën e rëndëuar në botë nga pandemia e Covid-19.

Në Fshatin Olimpik është vendosur të ngrihet një “bazë shëndetësore”, një mini-spital, që do të trajtojë çdo rast të mundshëm me Covid-19. Qeveria japoneze ka ngritur një task-forcë, që do të mbikqyrë punimet e ndërtimit të kësaj “baze shëndetësore”, e cila do të jetë gati pas 2-3 muajsh.

Kjo “bazë shëndetësore” nuk do të ketë lidhje me qendrën e zakonshme shëndetësore që ndodhet në Fshatin Olimpik dhe do të ketë si mision vetëm monitorimin e sportistëve që do të hyjnë në kontakt me virusin. Ajo do të shërbejë edhe për sëmundje të tjera infektive që mund të hasin pjesëmarrësit.

Siç dihet, Lojërat Olimpike “Tokio 2020” u shtynë për verën e ardhshme (nisin më 23 korrik 2021) si pasojë e pandemisë Covid-19.

Alsat