Sport

Nga Tblisi në Prishtinë dhe më pas në Shkup, futbollistët e Maqedonisë së Veriut arritën në vendlindje pas suksesit historik

Published

on

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev dhe zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë pritur futbollistët e përfaqësueses në vendkalimin kufitar Bllacë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut pas triumfit mbrëmë në Tbilisi kundër Gjeorgjisë dhe sigurimit të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, udhëtuan me aeroplan drejt Prishtinës, për shkak të mjegullës së dendur në Shkup, përcjell INA.

Kryeministri Zaev theksoi se futbollistët kanë bërë krenarë vendin dhe të gjithë qytetarët.

“Treguat se sporti sa është i fuqishëm, faktor unifikimi dhe promotor i vërtetë i vendit. Çdo qytetar i yni, çdo qytet e vendbanim ishin të bashkuar pas këtij gëzimi të madh që na sollët. Ëndërra jonë po realizohet kur të gjithë ju maqedonas, shqiptar, turq ashtu të bashkuar po mbroni ngjyrat e fanellave kuq e verdhë”, theksoi Zaev duke shprehur faleminderime për lojtarët.

Në emër të përfaqësueses dhe Federatës së Futbollit fjalime dhe përshëndetje kanë shprehur kapiteni Goran Pandev, trajneri Igor Angellovski dhe kryetari i federates, Muamed Sejdini.

“Këta djem janë heronjtë tanë. Na sollën gëzimin madhështor, duke bërë histori. Ne nuk do të ndalemi këtu, dëshira jonë është që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me shumë suksese”, theksoi Sejdini. (INA)

Alsat

Trending

Exit mobile version