Connect with us

Sport

Nga lufta në liri, njeriu nga Kosova që e ka bërë telashe Kinën  – Bota Sot

Published

on

Anton Cena, xhudist veteran dhe trajner i KXH Policit nga Prishtina, përmes një letre të hapur, iu është drejtuar opinionit në Kosovë dhe mbarëshqiptar. Kampioni i botës për veteran në kategorinë e policisë, si gjithmonë ka sakrifikuar për shtetin e Kosovës.

Duhet kujtuar një fakt në vitin e kaluar, kur Cena nuk është lejuar ta përfaqësojë vendin e tij, Kosovën në Kampionatin Botëror të Policisë, Zjarrfikësve dhe Doganierëve për faktin se Kina nuk e njeh shtetin e Kosovës. Prania e tij në Kinë kishte shkaktuar telashe për autoritetet kineze, pothuajse ishte shndërruar në problem shtetëror për Kinën!

“Ne e donim të gjithë Kosovën e lirë dhe secili në forma të ndryshme dhamë kontributin për ta fituar atë liri, anipse na kushtoi shumë! 

Liria erdhi e bashkë me të edhe mundësia e secilit për t’i dhënë vendit më të mirën e mundshme, sepse bota duhej të kuptonte që ne vërtet e duam këtë tokë e kjo dashuri nuk vdes asnjëherë por vetëm bëhet më e fortë ! 

Secili nga ne, kushdo që e donte Kosovën, ka vendosur të jetë shërbëtor i vendit derisa të marrë frymë, tani lirshëm – pas lufte!

Aty ku ne tashmë e kemi edhe ndarjen e dy etapave kontradiktore, para dhe pas lufte, unë nuk bëra pushim, nga lufta në liri, ashtu siç e kërkonte rrethana e koha, vazhdova ta dua Kosovën hiç më pak se kokën time dhe për hir të kësaj dashurie, radhita vitet 1999-2017 me punë pandalur, gatitu para popullit tim, atij meritorit që i përulem derisa të vdes e padyshim popullit që prioritet ka Policia t’i shërbej! 

Ndonëse nuk ishte e lehtë aspak por nuk ishte e pamundur, andaj vendosshmërinë për të përfaqësuar Policinë e Kosovës sa më denjësisht, kudo që do të shkelte këmba ime, e bëra realitet! 

Harroja vështirësitë kur thirrej emri im si Polici e Kosovës e të gjithë me apo pa dëshirë duhej të duartrokisnin rezultatin! 

Harroja çdo pengesë për ta çuar dëm synimin tim, atëherë kur ulja kokën me modesti njëjtë sikur që i jam përulur popullit tim,e mbi qafë vëheshin medalet e fitores! 

Padyshim që nuk do të ndalem, sepse me takon që të jem Policia Kampione… I ka hije Kosovës një Polici e tillë!”, ka shkruan Cena.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending