Connect with us

Showbiz

Nga dhomat luksoze, palestra e improvizuar dhe këndi special për ‘playstation’ – Noizy tregon ambientet e shtëpisë së tij

Published

on

Reperi i njohru shqiptar, Noizy, ka qenë gjithnjë hermetik sa i përket jetës së tij private.

Megjithatë së fundmi, ai ka vendosur të tregohet i hapur për fansat, duke treguar në detaje se si nis, si vazhdon dhe si mbaron një ditë e zakonshme në shtëpinë e tij.

Ai ka hapur dyert për kamerat e emisionit “Prive”, duke zbuluar ambientet luksoze të shtëpisë së tij.

Foto: YouTube

Fillimisht, reperi nga Shqipëria e nis videon me pamje nga dhoma e tij e ndjenjës, për të vazhduar më pas te dhoma e gjumit, e cila siç e quan ai, nuk është diçka e ekzagjeruar por e thjeshtë për syrin.

Ai më pas prezantoi dhomën e garderobës, teksa ka një hapësirë të veçantë edhe me disa pesha fitnesi, ku kryen ushtrimet e shpejta.

Foto: YouTube

Reperi tregoi se është shumë i përkushtuar ndaj palestrës dhe se mund të kenë qenë vetëm dy ose tri vite periudha kur ai nuk ishte në definim, pasi kujdeset që gjithnjë të jetë i palestruar.

Foto: YouTube

Përveç shtëpisë luksoze, Noizu ndau me fansat edhe pamje nga ‘shisha bar’-i i tij në Durrës dhe dyqani i veshjeve online të markës së tij. /Telegrafi/