Connect with us

Maqedoni

Nesër fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim online

Published

on


1 Tetori do të shënojë edhe zyrtarisht fillimin e vitit të ri shkollor 2020-21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19. Një ditë para fillimit të mësimit, Ministrja Milla Carvoska tha se ky vit do të jetë përplot me sfida prandaj, si kurrë më parë kërkoi mbështetjen e nxënësve dhe punonjësve në arsim. Carovska tha se mësimi me prezencë fizike do tu lejohet 600 shkollave fillore dhe të mesme, ndërkohë që pjesa tjetër do ta ndjek mësimin nga distanca.

Ne duhet të krijojmë më shumë qetësi në këtë proces, të japim mbështetje, sepse çdo stres shtesë do të na çojë drejt një perceptimi dhe ankthi të gabuar tek të dashurit – fëmijët. Kjo është një situatë kur po ballafaqohemi me risi. Çdo ndryshim është i vështirë. Dixhitalizimi është një përfitim për shoqërinë, dhe mësuesit tanë kur nuk ka koronavirus do të kenë aftësi dixhitale. Unë nuk shoh arsye për të mos pasur një vit të suksesshëm shkollor”-tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Për shkak problemeve të vazhdueshme me Platformën kombëtare për mësim nga distanca, mësimi online do të filloj përkohësisht në “Microsoft Teams”.

Ne mbetemi më tej në sfidë. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë ndryshime, për të parë se ku kemi gabuar, sepse kemi një problem kompleks për të zgjidhur dhe për të përmirësuar plotësisht platformën dhe për të zënë vendin e duhur në procesin arsimor”-pohoi Boro Jakimovski, prodekan I Fakuktetit të Shkencave Informatike.

Edhe gjatë ditës së sotme shumë shkolla u përballën me probleme të shumta derisa testuan orët e mësimit nga distanca.

Jam skeptik, e thash edhe diku tjetër që kyçja e nxënësve është problem. Shumica e prindërve nuk kanë pajisje adekuate për mësimin online, kështu që do jetë problem”-tha Riza Etemi, drejtor i sh.f “Migjeni”, Tetovë.

Mësimin nga distanca pritet ta ndjekin 260 mijë nxënës dhe 25 mijë mësimdhënës, ndërsa rreth 40 mijë nxënës mbeten jashtë mësimit online për shkak se nuk kanë pajisjet e duhura.

 

Melihate Rustemi           

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending