Connect with us

Business

Në Trust vetëm 6 mijë punëtorë kontributdhënës janë më pak në pandemi

Published

on

Nëse deri në nëntor hyn në fuqi Ligji për rimëkëmbje ekonomike që parasheh edhe tërheqjen e 10 përqind të kursimeve pensionale, Trusti siguron se deri në dhjetor kontribuuesve do t’u dalin mjetet financiare në llogaritë e tyre financiare.

Megjithatë, pagat e ulëta në vend, kanë ndikuar që gjysma e kontribuuesve në Trust do të marrin vetëm nga 100 euro, derisa 105 mijë kursimtarë nuk do të mund të marrin më shumë se 10 euro.

Përkundër që pandemia ka pasur efekte negative edhe në uljen e punësimit në vend, Jeton Demi, zëdhënës i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë se deri tash vetëm 6 mijë kontribuues janë më pak në Trust krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Zëdhënësi Demi thotë se stimulimi nga Qeveria për të futur në skemë të punësuarit që nuk kanë qenë më herët e ka reduktuar këtë diferencë, por pandemia ka ndikuar në uljen e të punësuarve që, edhe jo në shifra zyrtare, thotë se mund të jetë mes 20 e 40 mijë personave.

Demi: Vetëm 6 mijë kontribut dhënës kemi më pak këtë vit se vjet

“Këtë vit ne kemi pasur raste që të raportuar si të punësuar, por të pa paguara kanë kaluar edhe 30 mijë sosh, që janë raportuar, por nuk janë bërë pagesat për ta. Në mesatare nuk na rezulton deri në këtë moment ndonjë devijim shumë i madh. Në mesatare kanë kontribuar krahasuar me vitin e kaluar rreth 6 mijë kontribuues më pak, por ne duhet të shohim mbylljen komplet të këtij viti për të bërë krahasimet e çdo muaji krahasuar me një vit më parë apo edhe dy-tre vite më parë. Me këto shifra nuk duket se efekti i pandemisë ka lënë pasoja… Stimulimi për të futur në skemë të punësuarit që nuk kanë qenë më herët e ka reduktuar këtë diferencë, por pandemia ka ndikuar në uljen e të punësuarve… që mund të jetë mes 20 e 40 mijë”, thotë Demi.

Ndryshe, për rënien e punësimit në pandemi, po vazhdon të heshtë Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK), e cila është e thirrur për të nxjerrë rezultatet e papunësisë, që deri tash drejtues të kësaj Agjencie nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.

Sa i përket 10 përqind të Trustit, Demi ka thënë se të gjitha ata kontribuues që shprehin interesin për të tërheqjen e kursimeve të tyre, kjo do të ndodhë para Vitit të Ri, gjithnjë nëse hynë në fuqi Ligji për rimëkëmbje ekonomike deri në nëntor.

Demi: Ekzekutimi i mjeteve të Trustit mund të bëhet para Vitit të Ri

“Nëse në nëntor kemi ligj të miratuar dhe të hyrë në fuqi, është çështje ditësh ose javësh që të gjitha pagesat e aplikuara në atë periudhë besoj që do ët ekzekutohen pa problem. Mund të themi se mund të përfundojnë edhe para Vitit të Ri”, tha ai.

Zëdhënësi Demi ka treguar edhe për kategoritë e kontribuuesve ndër vite me paga të larta dhe të ulëta dhe për shumën që do t’u takon atyre nga 10 përqindëshi.

Demi: Gjysma e kontribuuesve në Trust do të marrin vetëm nga 100 euro

“Prej 501 euro e deri në 1000 euro në vitin 2019 kemi pasur 87 mijë e 98 kontribuues që përbënin 24 përqind të të gjithë kontribuuesve. Deri në 250 euro kanë qenë 34 përqind e kontribuuesve ose 124 mijë e 917, ndërsa nga 251 deri 500 euro kanë qenë 36 përqind e kontribuuesve që përbëjnë shumicën prej 130 mijë e 361. Kurse mbi 1000 euro janë vetëm 6 përqind ose 20 mijë e 955 kontribuues… Deri në 100 euro kontribute kanë qenë 104 mijë e 137 kontribuues ose 16 përqind e të gjithë kontribuuesve… Nën pagë mesatare i kemi 34 përqind e kontribut dhënësve për vitin 2019. Po ashtu një shifër shqetësuese për pensionet e tyre të ulëta në të ardhmen. Kur llogaritëm kush sa do të tërheq nga 10 përqindëshi, gati gjysma e kontribuuesve, 49 përqind, do të marrim më së shumti 100 euro, që është pak… Ndërsa, 16 përqind prej kontribuuesve do të marrin maksimumi 10 euro. 104 mijë e 137 kontribuues kanë bilën deri 100 euro që i bie maksimumi deri 10 euro”, theksoi ai.

Në dhjetë vitet e fundit numri i kontribuuesve aktiv është në rritje, duke përjashtuar vitin 2020. Megjithatë tashmë raportohet se janë 300 mijë llogari aktive.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

AKB-ja: Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Published

on

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët shpenzuar rreth 100 euro në ditë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit kosovarët shpenzuan 10 milionë euro në Shqipëri.

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill sesa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto 4 ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë biznesmen, politikan, sportistë, zyrtarë shtetëror që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë ku përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por këto do të jenë shumë më larta sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milion euro për vikend në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.

Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve

“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësua për përkeqësimin ekonomik në vend dhe është duke u thelluar. Ai bëri thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”, tha Shahini.

Alsat

Continue Reading

Business

Rritje rekorde e vlerës së Bitcoin

Published

on

Bitcoin ka arritur një rekord të ri mbi 62 700 dollarë ndërsa investitorët po përgatiten për listën e drejtpërdrejtë të shkëmbimit të monedhave kripto “Coinbase Global”.

Çmimi i Bitcoin është më shumë se dyfishuar këtë vit dhe përfaqëson pak më shumë se gjysmën e vlerës së përgjithshme të tregut të kriptovalutave prej gati 2.1 trilionë dollarësh. Kjo është vetëm pak më pak se vlera e tregut të aksioneve të Apple (AAPL).

Të martën, çmimet e Bitcoin u rritën deri në 4.7% në një rritje të lartë të të gjitha kohërave duke shkuar në mbi 62,700 dollarë. Monedha kaloi 60 000 dollarë në fillim të marsit.

Edhe korporatat e mëdha po përqafojnë Bitcoin. Tesla e Elon Musk (TSLA) ka vendosur të investojë disa prej parave të saj të korporatave në Bitcoin dhe ta pranojë atë për disa blerje makinash. Firma e programeve kompjuterike MicroStrategy (MSTR) njoftoi të hënën se do të fillojë të paguajë tarifa për drejtorët e bordit të kompanisë të cilët nuk janë punonjës në Bitcoin në vend të parave të gatshme.

Aksionet e Silvergate Capital (SI), një bankë që specializohet në kredi dhe depozita të mbështetura nga kripto, janë më shumë se dyfishuar këtë vit.

Alsat

Continue Reading

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Trending