Connect with us

Maqedoni

Në spitalin e Strugës nuk ka shtretër të lirë për pacientët me Kovid-19

Published

on


Nuk ka më shtretër të lirë në spitalin e Strugës për pacientët me koronavirus. Në mungesë të repartit infektiv, të infektuarit nga rajoni i Strugës pranohen në repartin intern. Atje ka 13 pacientë, ndërsa ka vetëm 10 shtretër. Nga spitali kanë frikë se numri i pacientëve mund të rritet. Situata është alarmante dhe po përpunohet plani B, nëse rritet numri i të sëmurëve.

Asani thotë se nëse reparti i fëmijëve ri-përshtatet, atëherë i njëjti do të zhvendoset nga vendndodhja aktuale. Edhe në Spitalin e Ohrit, pothuajse nuk ka shtretër të lirë. Në repartin infektiv të gjithë 18 shtretërit janë të zënë. Ka edhe pacientë, që janë në gjendje të rëndë, dhe janë në mbështetje të oksigjenit. Edhe reparti geriatrik, i cili u ri-përshtat gjatë valës së parë, po plotësohet gjithashtu.

Pacientët e dyshimtë dhe të padëshmuar, me një pasqyrë të lehtë klinike, do të vendosen në klinikat e ri-përshtatura në bllokun kirurgjik. Ne kemi ri-adaptuar një pjesë të kirurgjisë, ku mund të pranojmë më shumë pacientë. Dhe këtu kemi edhe disa shtretër të lirë. Dhe ato të paprovuara me një pasqyrë klinike më të rëndë do të vendosen në departamentin e sëmundjeve interne, në dhomat e izolimit. Sapo të dëshmohet se janë pozitiv, ato do të vendosen ose në infektiven, ose në geriatri – u shpreh Goran Bale, drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.

Në Spitalin e Ohrit me repartet e përshtatura ka gjithsej 42 shtretër, ndërsa tashmë ka 35 pacientë.

Miki Trajkovski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending