Connect with us

Business

Në pritje të krijimit të vendeve të reja të punës

Published

on

“Kosova për pesë vjet do të kthehet në një zonë të gjallëruar me mijëra vende pune”, kjo është një nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, kur flet për marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vendet e reja të punës, siç thotë Hoti, do të krijohen si rezultat i projekteve të shumta që mbërthen kjo marrëveshje, e cila ka në theks ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe disa projekte në fusha të tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çdo vit në tregun e punës hyjnë deri në 25 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18-vjeç e më lart. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës shkalla e papunësisë në vitin 2019 ishte 25.7 për qind.

Investime për të gjeneruar vende pune

Profesori i ekonomisë, Berim Ramosaj, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thonë per Radion Evropa e Lire se projektet, të cilat janë në marrëveshje, duhet të konkretizohen në investime për të hapur vende të reja pune.

“Kjo paketë e një marrëveshjeje apo zotimeve të natyrës ekonomike nuk e ka ndoshta krejtësisht objektivin në politikat sociale. Qëllimi i asaj marrëveshjeje është që t’i inkurajojë palët që të tërheqin investime dhe ato investime pastaj kanë konsekuenca sociale, siç është punësimi i njerëzve dhe përmirësimi i mirëqenies sociale”, thotë Ramosaj.

Ai shton se nëse realizohen ato projekte siç janë prononcuar nga liderët politikë në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova do të mund të ulë nivelin e papunësisë.

Oda Ekonomike e Kosovës do ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës për t’i zbatuar projektet e marrëveshjes si dhe do të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendet e punës nuk krijohen me marrëveshje, por me tërheqje të investitorëve.

“Vendet e punës nuk krijohen as me një marrëveshje, as me një projekt, kjo varet edhe nga ne, aq sa ne do të kemi projekte të tërheqim investime dhe financime të qëndrueshme që pastaj të njëjtat të kthehen në vende pune”, thotë Rukiqi.

Rukiqi bën të ditur se sektorët dhe projektet me mundësi të përfitimit të financimit amerikan janë Brezovica, Rugova (Borea), Fabrika e baterive, Industria e përpunimit të ushqimit dhe projekte të tjera.

Papunësia, problem kronik i Kosovës

Papunësia vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha që e ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.

Niveli i papunësisë është rritur gjatë këtij viti edhe nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Shumë të punësuar kanë humbur vendin e tyre të punës dhe bizneset po ballafaqohen më vështirësi të mëdha financiare.

Kosova nuk ka një numër të saktë të qytetarëve që kanë humbur vendin e punës gjatë kohës kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, por sipas Odës Ekonomike të Kosovës nëse merren parasysh shifrat e tkurrjes së mundshme ekonomike, deri në 25 mijë vende pune mund të humbin si pasojë e pandemisë.

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuara për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha.

Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë në vitin 2020.

Ndryshe, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret rreth 5 për qind këtë vit si pasojë e pandemisë me koronavirus, mirëpo vitin e ardhshëm mund të kthehet në binarë me një rritje prej 4 për qind, thuhet në një raport të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas BERZH-it arsye për këtë rënie është zvogëlimi i investimeve (9 për qind) sektori i ndërtimit (12 për qind), si dhe ndikimi i pandemisë pothuajse në çdo sektor./REL

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Paratë e Trustit, në kursime

Published

on

Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e kanë ndihmuar dukshëm ekonominë e vendit.

Në rritjen prej 11 për qind të depozitave në bankat e Kosovës gjatë 2020-ës, për 40 për qind besohet se ka ndikuar tërheqja e kursimeve të Trustit, të cilat janë deponuar në llogari private, por nuk janë shpenzuar menjëherë, thuhet në një raport të Institutit GAP nga Prishtina, të publikuar në mars të vitit 2021. Sipas këtij raporti, “një numër i madh i kontributpaguesve nuk kanë shpenzuar mjetet, por kanë kursyer”.

Pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike vitin e kaluar, qytetarët kanë pasur mundësi që të tërheqin 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, që e kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar.

Miradija është një nga qytetarët e shumtë që ka tërhequr 10 për qind të kursimeve nga Trustit, të cilat ende nuk i ka shpenzuar.

“Le të më gjinden si rezervë, tashmë është pandemia e koronavirusit, ndonjë sëmundje apo shpenzim të papritur. Vlera e mjeteve nuk është e madhe, pasi unë herë pas herë kam punuar edhe pa kontratë”, tha Miradija.

Depozita, 4.3 miliardë euro

Rritja e vlerës së depozitave vërehet edhe në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale që operojnë në vend, në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë 4.1 miliardë euro, kurse në muajin dhjetor kjo vlerë ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro, aq sa ishte edhe në muajin janar të këtij viti.

Mundësia për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale, nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ishte bërë pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve dhe bizneseve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Me këto mjete vlerësohej se do të stimulohej kërkesa agregate.

Stimulimi i kërkesës agregate nënkupton rritjen e shpenzimeve që eventualisht do ta bënin qytetarët, pas marrjes së parave nga kontributet pensionale.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, thotë se tërheqja e shumës se 10 për qind nga kursimet pensionale nuk ka ndikuar shumë në rritjen e kërkesës agregate, pasi sipas tij, njerëzit kanë hezituar të shpenzojnë paratë për shkak të situatës së panjohur me pandeminë.

“Rritja e depozitave është si rezultat i frikës për të investuar dhe frikës se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kështu që paratë kanë shkuar në llogaritë e kursimeve. Në këtë kuadër, qeveria duhet që të rrisë besimin te qytetarët dhe bizneset që të fillojnë të investojnë, duke i ofruar siguri më të madhe në investimet e tyre. Fatkeqësisht, deri tash një veprim i tillë nuk ka ndodhur”, tha Krasniqi.

Më 11 dhjetor, 2020, kishte filluar aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, proces ky që ka zgjatur deri më 6 prill, 2021.

Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Trusti

Gjatë kësaj periudhe, vlera e tërhequr nga 10 për qind të kursimeve pensionale, ka arritur në rreth 198 milionë euro, nga 427.371 kontribuues, tha për Radion Evropa e Lirë, Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në bazë të ligjit, kontributpaguesit që kanë kursime deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 përqindëshit nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë ata brenda pesë vjetëve të ardhshme. Kurse, kontribuuesit që kanë më shumë se 10 mijë euro, nuk do të kompensohen.

Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale, rreth 92 për qind e kontributpaguesve kanë mjete nën 10 mijë euro, kurse 8 për qind mbi 10 mijë euro.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse 5 për qind paguhet nga paga e punëtorit./REL

Alsat

Continue Reading

Business

Murati dhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë diskutojnë për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan-Axel Voss, të shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Me këtë rast është diskutuar për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti dhe për bashkëpunimin ndër institucional, me theks të veçantë për projektet e përbashkëta që ka Qeveria e Kosovës me Qeverinë gjermane përmes KfW-së dhe GIZ-it, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u theksua se objektivat e KFW-së dhe GIZ-it, janë të ngjashme me ato të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, Ministri Hekuran Murati dhe Zëvendësambasadorin Jan-Axel Voss, u dakorduan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Qeverisë gjermane përmes KfW-së dhe GIZ-it, për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të reja me qëllim të zhvillimit të Kosovës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të saj.

Alsat

Continue Reading

Business

Rukiqi i bën thirrje institucioneve për inicimin e tri marrëveshjeve ekonomike me Izraelin

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se institucionet e vendit duhet të inicojnë tri marrëveshje në aspektin ekonomik me Izraelin, për të shfrytëzuar momentumin e njohjes.

Sipas tij, këto marrëveshje janë për tregti të lirë, për mbrojtje të investimeve dhe marrëveshja për shmangien e tatimimit të dyfishtë.

Postimi i plotë:

Për të shfrytëzuar momentumin e njohjes nga Izraeli, në aspektin ekonomik, institucionet e vendit shumë shpejt duhet të iniciojnë 3 marrëveshje me Izraelin:

1. Marrëveshjen për Tregti të Lirë

2. Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve

3. Marrëveshjen për shmangjen e tatimimit të dyfishtë

Këto marrëveshje janë themeli i bashkëpunimit ekonomik me secilin vend.

Alsat

Continue Reading

Trending