Connect with us

Showbiz

Në pozat e reja provokuese, Beatrix Ramosaj: Unë meritoj më shumë

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve ka qenë më se aktive në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar imazhe e video të ndryshme nga pushimet luksoze, e herë pas here nuk ka munguar as me ndonjë thënie apo mesazh thumbues.

E njëjta ka shpërndarë dy imazhe të reja së fundmi, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese duke vënë në pah linjat trupore.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

“Unë meritoj më shumë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.

Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit e Trixës.

E njëjta duket se po vjen me një tjetër projekt të ri muzikor, për të cilin ka bërë disa paralajmërime.

Megjithatë, mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të sjellë saktësisht Ramosaj. /Telegrafi/