Business

Ndikimi i luftës Ukrainë-Rusi në krizën ekonomike në Kosovë, ja si të veprohet

Published

on

Lufta në Ukrainë pritet të sjellë krizë të madhe botërore, përfshirë edhe atë ekonomike.

Ekonomisti, Musa Limani në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi krizën e madhe ekonomike që ka përfshirë jo vetëm Kosovën, por të gjithë botën.

Krahas kësaj, ai thotë se shkaku i kësaj krize mund të bie vlera e aksioneve dhe mjeteve të Trustit, me ç’rast mund të dëmtohen kontributdhënësit.

Musa Limani

“Në ketë krizë ekonomike që e ka përfshi ekonominë botërore, është rrezik që të devalvohet, përkatësisht të bie vlera e aksioneve dhe në këtë mënyrë të humbet vlerë e konsiderueshme e këtyre mjeteve, me ç’ rast do të dëmtohen kontributdhënësit”, deklaroi ekonomisti.

Më pas, Limani u shpreh se mjetet në Trust janë të punëtorëve të Kosovës dhe ato duhet vetëm të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik të vendit.

“Mjetet e Trustit janë mjete të punëtorëve tanë dhe ato duhet të hyjnë në funksion për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kosovës, e jo të vendeve ku ato janë të deponuara. Andaj, ky është një absurditet, dhe nga logjika ekonomike i papranueshëm”, vlerësoi ai.

Në fund, ekonomisti përmendi një tezë të tij në lidhje me mjetet e Trustit dhe fondit të privatizimit.

“Unë që nga Pavarësia e Kosovës, zhvilloj tezen se, mjetet e Trustit dhe të fondit të privatizimit duhet kthyer në sistemin bankar të Kosovës, pa ia ndryshuar destinimin, me ç’ rast do të rritet tregu i kapitalit dhe bankat komerciale, do të kenë mundësi të akordojnë kredi me kushte më të volitshme. Në këtë mënyrë këto mjete do të hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës”, përfundoi Musa Limani për “Bota sot”

Alsat

Trending

Exit mobile version