Connect with us

Showbiz

Ndërron jetë tragjikisht në moshën 19 vjeçare, ylli i serialit “So Awkward”

Published

on

 

Archie Lyndhurst , një aktor i ri i cili luajti në serialin britanik për fëmijë “So Awkward” , ka vdekur në moshën 19 vjeç.

19 vjeçari ishte djali i aktorit Nicholas Lyndhurst dhe ish balerines Lucy Smith.  Ata thanë në një deklaratë për BBC se ata janë “plotësisht të pikëlluar dhe me respekt kërkojnë privatësi”.

Archie ndërroi jetë pasi u ndesh me një sëmundje të shkurtër.

CBBC, rrjeti që transmetoi So Awkward , lëshoi ​​një deklaratë pas vdekjes së tij: “Na vjen shumë keq që duhet t’ju tregojmë se Archie Lyndhurst , i cili luajti kaq shkëlqyeshëm Ollie në So Awkward në CBBC, ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër. Archie do të na mungoi  jashtëzakonisht shumë të gjithë atyre që punuan me të dhe nga të gjithë fansat që qeshën së bashku me Ollie në shfaqje. “

Archie luajti poashtu versionin më të ri të Jack Whitehall në serialin Bad Education. /Gazeta Sinjali/