Bateristi i “Foo Fighters”, Taylor Hawkins, ka ndërruar jetë sipas një konfirmimi të bërë nga grupi në rrjetet sociale të premten mbrëma.
“Familja Foo Fighters është e shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme e të dashurit tonë, Taylor Hawkins. Shpirti muzikor dhe e qeshura e tij do të jetojnë me të gjithë ne përgjithmonë”, tha grupi në një deklaratë.
“Zemrat e tyre janë me gruan, fëmijët dhe familjen e tij dhe kërkojnë që të respektohet privatësia e tyre në këtë kohë të vështirë”, vijoi më tej deklarata e tyre.