Connect with us

Sport

Nafiu: Goli ndaj Totenhamit ishte një ëndër e bërë realitet – Alsat TV

Published

on

Shkëndija të shtunën përballet me Sileksin në kuadër të xhiros së 8-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. “Kuqezinjtë” këtë duel e presin si lider të renditjes tabelare me 4 pikë më shumë se vendi i dytë dhe skuadra do të kërkojë tre pikë për të shkuar në pauzën ndërkombëtare të paktën me diferencën momentale.

Javën e shkuar Shkëndija mbylli aventurën e sivjteshme europiane që duhet vlerësuar me nota pozitive, duke llogaritur faktin se u mundën në transfertë ekipe si Sumgayit (0:2 Azerbajxhan) dhe Botosani (0:1 Rumani), ndërsa u eliminuam në Shkup pas humbjes 3:1 nga gjigandi anglez, Tottenham FC. Për ecurinë e deritashme në kampionat, përballjen dhe golin e tij ndaj Tottenham dhe pritjet e Shkëndijës në këtë sezon flet sulmuesi anësorë Valmir Nafiu.

Vështirësia të luash me Pelisterin pak ditë pas sfidës me Tottenham…

“Ishte mjaft e vështirë sepse brenda tre katër ditëve luajtëm dy ndeshje, nga ana fizike ishte mjaft e rëndë për disa lojtarë. Por prapë se prapë për ne si futbollistë profesionistë e dhamë maksimumin që atë ndeshje si çdo ndeshje tjetër ta mbyllnim me fitore.”

Ndjenja të përballesh me Tottenham…

“Ishte vërtetë si një ëndër e bërë realitet, sepse Tottenham është një ekip mjaftë e fortë. Një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë sepse dikujt kjo mundësi nuk i jepet asnjëherë në jetë, kështu që në maksimum e shijuam këtë ndeshje.”

Momenti i golit…

“Momenti i golit ishte diçka tjetër që vërtet se përshkruaj. Kur topi përfundoi në rrjetë, në momentet e para nuk kam mundur ta besoj se ndodhi. Por kur e mendoj tani përfundimisht është një moment që do ta kujtoj gjithë jetën time.”

Shoqërimi me Son…

“Njihemi prej më herët sepse kemi qenë bashkë në Hamburger të Gjermanisë, gati tre vite kemi kaluar në atë skuadër dhe nga ajo kohë njihemi bashkë me Son.”

Të komplimentoi Son për golin…

“Po, më komplimentoi për golin, më tha thjesht ishte një super gol.”

Eliminim nga Tottenhami, por në opinion Shkëndija duket si fituese e këtij dueli…

“E njejmë këtë edhe ne futbollistët, sepse duke marrë parasyshë atë që shkruhet në media apo vlerësimet e tifozëve që janë jashtëzakonisht të kënaqur me ndeshjen dhe paraqitjen tonë. Kjo sigurisht neve na bën të ndjehemi mirë moralisht pas kësaj përballje.”

Shkëndija i kthehet kampionatit…

“Ndeshja e të shtunës me Sileksin nuk do të jetë e lehtë, por ne do të japim maksimumin për të marrë tre pikët. Shkëndija synon titullin e kampionit dhe për këtë arsye duhet të kemi vazhdimësi të fitoreve”.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending