Connect with us

Sport

Musliu e Alioski vlerësojnë Kosovën

Published

on

Dy futbollistët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu e Ezgjan Alioski kanë vlerësuar lartë Përfaqësuesen e Kosovës, pak pasi Maqedonia e mposhti 2:1 për të arritur në finale të plejofit kualifikues për Kampionatin Evropian.

Ata e vlerësuan të vështirë përballjen me Kosovën.

“Normalisht që nuk është e lehtë për ne të luajmë kundër tanëve. Por ky është sport, jemi profesionistë dhe jeta vazhdon edhe pas kësaj ndeshje”, ka thënë Musliu.

Ndërkaq Alioski ka thënë se organizimi më i hershëm i Maqedonisë, në raport me Kosovën, ka bërë diferencën.

“Fituam dhe ky është futboll. Edhe ne deshëm të shkonim tutje. Shumë bukur ka luajtur Kosova, por me organizimin që kemi, shihet në fushë se jemi skuadër e mirë”, ka thënë fillimisht ai, duke u shprehur optimist se do të fitojnë ndaj Gjeorgjisë në finalen e nëntorit.

Alsat